Na ndiqni ne Facebook

E SUKSESSHME DO TË JEM NË PUNËN QË E DUA, E AJO ËSHTË MUZIKA

 

 

Në një bashkëbisedim për "Jehona Press" me këngëtaren e talentuar shqiptare Flutura Berisha, që jeton në Gjermani, gjerësisht foli për retrospektivën, ambiciet dhe planet që aspiron t'i realizojë.

 

Meqë, e konfirmuar si  interpretuese talente e këngës, me vokal të bukur, kjo vajzë simpatike, dëshiron t'i përkushtohet inensivisht zhanrit muzikor për të cilin posedon cilësi mahnitëse, e donë dhe e kultivon me pasion dhe dashuri të jashtëzakonshme

 

Ajo, shprehet e bindur se, do të jem e suksesshme vetëm me punën që e dua me zemër e që ajo është muzika.

 

Flutura Berisha, ëndërron dhe beson që personalitetin dhe karrierën e saj, do ta ndërtojë në muzikë, me angazhim dhe përkushtim konsistent.

 

Flutura Berisha, krahas studimeve që dëshiron t'i përfundojë në Gjermani, këngën dhe muzikën i konsideron jetike për të ardhmen e saj perspektive. Karrierën dhe famën personale e ndiej dhe aspiroj ta arrijë në profesionin e këngës dhe muzikës, thotë me bindje dhe këmbëngulje Flutura.

 

Flutura Berisha, si sukses preliminar, ka realizuar marrëveshje me një produksion muzikor prestigjioz gjerman dhe biseda me produksione muzikore në Kosovë, prej të cilëve është vlerësuar mjaftë mirë, duke i ofruar bashkëpunim meritor profesional.

 

Me zërin e bukuri e veçori vokale, Flutura, sigurtë me sukses do të hyjë në konkurrencën e këngëtareve të admiruara nga përcjellës, adhurues të shumtë të zërit brilant si interpretuese e muzikës së bukur të muzikës klasike e moderne.

(S.S.)

Comments