Na ndiqni ne Facebook

Në Itali dhe Ҫeki rritet limiti i shpejtësisë në Autostrada


Në Itali dhe Republikën Çeke ka konsiderata për të rritur kufirin e shpejtësisë në autostrada nga 130 në 150 km/h.  Gjermania me shpejtësinë e rekomanduar mbetet megjithatë një rast i veçantë.



Javën e kaluar, një avancim i politikës së transportit nga Italia shkaktoi një sensacion. Gjëja kryesore ishte kufizimi i shpejtësisë ne  30 km/h për të gjithë qytetin e Bolonjës. Me 400,000 banorë, ky është një nga më të mëdhenjtë në Itali dhe diskutimi tregon se sa afër janë realisht disa shtete te BE. Kudo të njëjtat probleme. Një tjetër detaj nga mesazhi i ministrit të Transporteve Salvini ka humbur pak. Ai po mendon të rrisë shpejtësinë maksimale nga 130 në 150 km/h në pjesë të caktuara të autostradës.

 

Ide të ngjashme ka në Republikën Çeke. Perndryshe , fotografia është e njëjtë pothuajse kudo në Evropë: shpejtësia maksimale prej 130 km/h është e lejuar në autostrada, vetëm në Poloni dhe Bullgari lejohet të vozitësh deri 140 km/h. Prej disa kohësh,  holandezë kanë vetëm një kufi të sipërm prej 100 km/h. Megjithatë, pas orës 19:00  deri në 6 të mëngjesit, kufiri është 120 ose 130 km/h.

 

Gjermania me shpejtësinë e rekomanduar mbetet një rast i veçantë. Megjithëse edhe këtu diskutohet herë pas herë për kufizimin e shpejtësisë në 130 Km/h në Autostrada dhe brenda qyteteve në 30 Km/h.

 

Ka studime dhe argumente për njërën dhe tjetrën, por fakti mbetet: i vetmi kufi i saktë i shpejtësisë është ai i shpejtësisë së përshtatur . Kjo varet nga moti, trafiku, kushtet e rrugës.

Zgjidhja e artë është kufizimi i situatës aty ku është e nevojshme dhe udhëtimi pa kufizime të panevojshme aty ku është e mundur. Italia duket se është në rrugën e duhur.

Comments