Na ndiqni ne Facebook

Pasaportat më të vlefshme në botë 2023. Ku renditet Kosova?

E matur me numrin e vendeve që lejojnë hyrjen vetëm me pasaportë dhe pa vizë paraprake

 


Renditja e pasaportave 2023: Singapori në krye

Për herë të parë në pesë vjet, Japonia nuk renditet e para ndër pasaportat më të kërkuara në botë. Në Indeksin e Pasaportave të këtij viti, firma konsulente londineze Henley & Partners e quajti qytetin-shtetin e Singaporit lider ndër pasaportat më të vlefshme. Mbajtësit e pasaportave gëzojnë privilegjin për të qenë në gjendje të udhëtojnë në deri në 193 vende pa vizë.

 

Singapori është vendi më i pasur në Azinë Juglindore dhe qendra më e rëndësishme tregtare dhe financiare e rajonit. Pavarësisht madhësisë së tij të vogël, vendi i tretë më i vogël i Azisë karakterizohet nga prosperiteti ekonomik, stabiliteti i brendshëm politik dhe marrëdhëniet e forta dypalëshe në mbarë botën.

 

Këto janë dhjetë pasaportat më të fuqishme në botë:

  1. Singapori (193)
  2. Japonia (192)
  3. Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Koreja e Jugut, Spanja, Suedia (191)
  4. Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Mbretëria e Bashkuar (190)
  5. Belgjikë, Maltë, Norvegji, Portugali (189)
  6. Zelanda e Re, Australi, Zvicër (188)
  7. Republika Çeke, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Greqia (187)
  8. Hungaria (186)
  9. Lituani (185)
  10. Estonia, Sllovenia, Sllovakia, Letonia (184)

Dhjetë pasaportat më të dobëta në botë

1.       Afganistan (27)
2.       Siria (28)
3.       Irak (30)
4.       Pakistani (33)
5.       Jemeni (34)
6.       Somali (35)
7.       Palestinë, Nepal (39)
8.       Koreja e Veriut, Bangladeshi, Libia (40)
9.       Kosova, Sri Lanka (41)
10.   Iran, Liban (43)


Në vitin e ardhshëm renditja e Kosovës do të ndryshoj dukshëm, meqenëse me liberalizimin e vizave nga ana e BE-së, do të rritet numri i shteteve ku mund të udhëtohet pa vizë.

Comments