Na ndiqni ne Facebook

Jusuf Thaçi largohet nga paraqitjet publike

“Pas shumë vitesh prezent në media e në debate televizive, tashmë kam vendosur që për një periudhë të pacaktuar të tërhiqem tërësisht nga paraqitjet publike në media.

Nuk e di si qëndron realiteti, por bindja ime është se, pas shumë vitesh, tashmë jam konsumuar së tepërmi publikisht dhe prezenca ime publike (shpeshherë duke u përsëritur) më nuk sjellë ndonjë dobi për publikun.

Jam i bindur që gjatë kësaj kohe sa kam marrë pjesë në qindra debate televizive kam ofruar shembull të mirë të debatit publik, duke debatuar bazuar në bindje personale, në parime dhe në fakte e argumente, duke respektuar bashkëbiseduesit, gjithmonë pa fyer e pa ofenduar askënd, pa ndërhyrje, pa zhurmë e pa show.

Me këtë rast dua ta falënderoj jashtëzakonisht shumë Leonard Kerqukin dhe Arjeta H. Dragajn nga emisioni Pressing në televizionin T7 për bashkëpunimin shumë të mirë, për korrektësinë e treguar dhe për hapësirën televizive që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve! Kurdo që mund të vendosi t'iu kthehem paraqitjeve publike në TV, atëherë Pressing dhe T7 do të jetë adresa e parë ku do të drejtohem.

Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë kolegët panelistë për bashkëpunimin dhe korrektësinë, si dhe publikun që i ka përcjellë paraqitjet e mia televizive! “

Jusuf Thaçi

Prishtinë, më

24 janar 2024

Comments