Na ndiqni ne Facebook

Veprimtari kulturore me rastin e ditës së Pavarësisë

 

Argjira Ukimeri

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Beqir Musliu” në Viti, me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka hapur konkurs letrar, në të cilin, shumë krijues e krijuese, nga të gjitha trevat shqiptare, konkurruan me poezitë e tyre artistikisht të vlerësuara nga kritika profesionale dhe lexuesit, dashamirë të fjalës së shkruar artistike.



Juria e grupit letrar të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Beqir Musliu”, shpalli rezultatin e konkursit dhe në bazë pikave të grumbulluara, poetja e talentuar nga Prizreni Argjira Ukimeri, zuri vendin e parë, me vjershën “Lidhja e Prizrenit”, si poezia më e mirë artistike në këtë konkurrim.

Poetes së talentuar Argjira Ukimeri, krahas urimit për çmimin e parë në këtë manifestim simbolik kulturor-letrar, i urojmë suksese të pandalshme në punën e saj krijuese.

 

LIDHJA E PRIZRENIT


Themelet që u vunë

100 vite më parë

Tash po hedhin shtat

Në shtetin e ri Shqiptar

 

Kosovën Dardane

Bijën e Ilirisë

Tani po e ngrohë dielli

Me rrezet e Pavarësisë

 

Ku i thonë bukës bukë

Edhe ujit ujë

Është tokë e të parëve

Nuk ia lëmë askujt

 

Që nga Konispoli

Gjerë tek Molla e Kuqe

Shqipëria dhe Kosova

Do të shkëlqejnë si Nuse

 


Comments