Na ndiqni ne Facebook

Armenia po shkëputet nga Rusia

Për një kohë të gjatë, Rusia konsiderohej fuqia mbrojtëse e Armenisë. Mungesa e kësaj mbrojtje, Armenia humbi territoret qe kontrollonte prej mbi 20 vitesh. Armenia tani po merr një drejtim tjetër - perëndimin.

 


Armenia po shkëputet gjithnjë e më shumë nga marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë. Kontrollet doganore në aeroportin e kryeqytetit armen Jerevan po tërhiqen nga ish-fuqia mbrojtëse. Rojet kufitare ruse nuk do të vendosen më atje nga 1 gushti i këtij viti , tha kryeministri Nikol Pashinyan,  agjencisë së lajmeve Interfax.

 

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Armenisë Ararat Mirsoyan njoftoi masën: "Që nga fillimi, prania e palës ruse në Aeroportin Zvartnots ishte planifikuar si mbështetje për Armeninë e re dhe të pavarur. Tani ne besojmë se Armenia është në gjendje të kryejë shërbime kufitare në Aeroportin Zvartnots."

 

Armenia po shqyrton anëtarësimin në BE

Të premten, Mirsoyan tha se Armenia po shqyrtonte anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Qeveria armene akuzon Rusinë se nuk e mbron vendin nga Azerbajxhani. Rajoni i Kaukazit  “Nagorno-Karabakh” ka qenë i diskutueshëm midis dy ish-republikave sovjetike për dekada.

 

Në shtator 2023, Azerbajxhani pushtoi zonën e populluar nga shumica e armenëve, duke shkaktuar një eksod masiv. Gjermania aktualisht po përpiqet të veprojë si ndërmjetëse midis dy vendeve.

Comments