Na ndiqni ne Facebook

Familja më e vjetër në botë

Njerëzit në qytetin Osterode am Herz pëlqejnë të jetojnë aty, këtë e kanë bërë këtë për 3000 vjet. Një gjetje arkeologjike dhe një analizë e ADN-së e vërtetojnë këtë.

 


"Familja më e vjetër në botë" jeton në Saksoninë e Ulët - Gjermani. Të paktën dy burrat ; Manfred Huchthausen dhe Stefan Lange  mund të dëshmojnë aktualisht pemën familjare më të gjatë në botë. Në vitin 2008, analiza e ADN-së zbuloi se të dy ishin pasardhës të drejtpërdrejtë të njerëzve të shpellave nga epoka e bronzit. Pema familjare tregon një karakter mbresëlënës sedentar, sepse edhe pas 3000 vjetësh familja ende jeton në të njëjtin vend.

 

Dy burra janë pjesë e një familjeje 3000-vjeçare 

Të dy burrat jetojnë në dy fshatra fqinjë në rrethin Osterorde në skajin jugperëndimor të maleve Harz në Saksoninë e Poshtme. Shtëpia e njërit burrë gjendet në fshatin Förste e që është vetëm dy kilometra larg vendit ku u gjeten eshtrat e të parëve të tij.

 

Në vitin 1980, në shpellat “Lichtenstein” ku këta kanë mundur të luajnë kur ishin  fëmijë,  u gjetën 4,323 kocka nga 62 njerëz të moshave të ndryshme . Këto  gjetje në vitin 1990 u analizuan sistematikisht nga arkeologu Stefan Flindt dhe ekipi i tij.

 

Skelete të ruajtura jashtëzakonisht mirë

Antropologia Susanne Hummel nga Universiteti i Göttingen-it ishte entuziaste për cilësinë e ADN-së në kocka, e cila ishte ruajtur  nga temperaturat e ftohta të shpellës që sillen prej gjashtë deri në tetë gradë Celsius dhe lëngu gëlqeror i krijuar nga uji që pikonte.

 

Sipas studiuesit, cilësia e ADN-së ishte madje e krahasueshme me gjetjet moderne të ADN-së, për shembull nga ato të skenave të krimit. Rezultatet e hulumtimit janë paraqitur edhe në faqen e internetit të Universitetit të Göttingen. Eshtrat e fundit u gjetën në vitin 2013.

 

Banorët e Osteroderit janë të lidhur me njerëz nga epoka e bronzit

Kur u analizuan mjaft kocka nga shpella, studiuesit u bënë thirrje qytetarëve të Osterode të bënin një test të pështymës (ADN). 273 banorë donin të dinin nëse ishin pasardhës të të vdekurve të epokës së bronzit të vonë. Dhe ky ishte vërtet rasti me dy burrat; Huchthausen dhe Lange. Ata ishin pjesë e dy familjeve bërthamore të zbuluara nga studiuesit që kanë jetuar në këtë pjesë të maleve Harz për mijëra vjet.

 

Brenda natës, kjo i bëri ata ndoshta banorët më të famshëm të rajonit. Madje ata tashmë e njohin edhe njëri-tjetrin.

Kopjet e eshtrave të paraardhësve të dy burrave u ekspozuan në qendrën e rekreative  të shpellave në Bad Grund. Shpella imitim është rikrijuar si lokacionin arsimor për shkak se nuk është e aksesueshme për vizitorë

 

Jo një vend flijimi, por ndoshta një varr klani

Studiuesit fillimisht dyshuan se shpella ishte një vend flijimi, sepse njerëzit zakonisht digjeshin në epokën e bronzit. Por rezultatet e ADN-së e hodhën poshtë këtë teori. Përkundrazi, studiuesit tani supozojnë se të vdekurit ishin anëtarë të rangut më të lartë të një klani që u varrosën aty.

 

Janë 120 breza midis atyre që janë varrosur dhe pasardhësve të tyre deri më sot. Besohet se rezervat e kripës në zonë siguruan të ardhura dhe rrjedhimisht vazhdimësi për mijëra vjet.

 

 

Comments