Na ndiqni ne Facebook

Kongresi amerikan voton projektligjin për ndalimin e TikTok

Një ligj i ri në SHBA synon të detyrojë kompaninë kineze “Bytedance” të shesë TikTok - përndryshe ekziston rreziku i ndalimit në SHBA. Pro votuan 352 deputetë.

 


Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së dëshiron të detyrojë pronarin kinez të TikTok të shesë me ligj platformën e njohur të videove TikTok. Një projektligj përkatës ka hequr tani pengesën e parë në Dhomën e Kongresit. Pro votuan 352 deputetë, kundër 65.

 

Projektligji tani shkon në Senatin Amerikan, ku pozicionet janë ende të paqarta. Presidenti amerikan Joe Biden e ka bërë tashmë të qartë se ai do të nënshkruajë ligjin.

 

Afat 180 ditë për tu shitur

Ligji mund të çojë në ndalimin e TikTok nga dyqanet amerikane të aplikacioneve nëse kompania e saj mëmë kineze Bytedance nuk pranon një shitje brenda 180 ditëve. Bytedance shihet në të gjitha partitë në SHBA si një kompani kineze që i përulet vullnetit të Partisë Komuniste Kineze. Kompania dyshohet se i ka dhënë qeverisë në Pekin qasje në të dhënat e përdoruesve. Platforma hedh poshtë të gjitha akuzat.

 

Sipas një raporti të medias, Bytedance është i vendosur të shterojë të gjitha mjetet juridike kundër një ndalimi të afërt në SHBA përpara se të shqyrtojë një shitje. Një ndarje nga TikTok shihet si opsioni i fundit, ka shkruar kompania mediatike Bloomberg, duke cituar njerëz të informuar.

 

Trump  kundër ndalimit të TikTok

Në një akt të rrallë të unitetit dypartiak, nisma legjislative u mbështet në Dhomën e Përfaqësuesve si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët në opozitë. Megjithatë, miratimi i kërkuar nga Senati është i pasigurt. Disa senatorë me ndikim kanë folur tashmë kundër projektligjit.

Comments