Na ndiqni ne Facebook

KRYEKRIMINELËT E PUSHTETIT NË BEOGRAD E BANJALLUKË NË PANIKË

 

 

Dje, në Beograd urgjentisht u takuan,  kryekriminelët e Beogradit dhe të Banjallukës Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik, me paritë e tyre, për të diskutuar të përvëluese për Serbinë, paralajmërimin e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila do ta sjellë një rezolutë ku do ta shpall masakrën e Srebrenicës gjenocid të shkaktuar nga Serbia.

 

Në fjalimin e tij në këtë takim kriminelësh serbë të Beogradit e Banjallukës, Aleksandar Vuçiq, i nxituar nga urrejtja shoviniste, njëkohësisht i trembur për pasojat e një miratimi të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga organi më i lartë politik botëror (KP i OKB-së), shpërtheu në propagandë të papërmbajtur dhe rrahagjoks të pambulesë kundër fuqive perëndimore përfshirë edhe NATO-on.

Kryeshovinisti serb Vuçiq, glorifikoi kombin serbë me gënjeshtra të njohura, me thirrjen për bashkimin e serbëve gjithandej.

Në akuzat e vrazhda, Vuçiq, pos fuqive perëndimore, akuzoi Kosovën dhe kryemistrin e saj Albin Kurti për gjoja terrorin e ushtruar kundër minoritetit serb në Kosovë.

Vuçiq shprehu mllefin gjithashtu ndaj mikes serbe Francës, presidenti francez Macron i kishte kushtëzuar blerjen e avionëve ushtarakë rafale me vënien e sanksioneve Rusisë.

 

Një rezolutë e aprovuar në Kombet e Bashkuara për gjenocid në Srebrenicë, e detyron Serbinë të paguaj reparacionet e dëmeve të shkaktuara në luftërat në Bosnjë, por i hapë rrugë reparacioneve në të gjitha luftërat agresive të saj në Ballkan, si fajtore, kryese e gjenocidit.

(Sejdi Sopi)

Comments