Na ndiqni ne Facebook

REGJISTRIMI I POPULLSISË NË KOSOVË

Më 5 prill deri më 17 maj 2024, në Kosovë bëhet regjistrimi i popullsisë, i ekonomisë familjare dhe i banesave.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë përgatitjet maksimale që procesi i regjistrimit të zhvillohet optimalisht. 500 regjistrues të trajnuar mirë, janë të angazhuar në këtë ndërmarrje të rëndësishme për vendin tonë.

 

Për këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të pasqyrojë gjendjen reale demografike, ekonomike, sociale dhe etnike të Kosovës aktuale.

 

Risi e këtij regjistrimi është; në formularët e regjistrimit, së pari herë në pyetësor, evidentimi (deklarimi) i dëmeve të luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.

 

Një nga problemet e mëdha dhe tejet sfiduese, në mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit paraqet, lëvizja e masive e popullsisë drejt emigrimit në vendet perëndimore, e që ka ndikuar e ndikon në rënien, gjegjësisht në stagnimin e rritjes së numrit të popullsisë, uljes së natalitetit, indikator alarmant i goditjes substanciale popullative.

 

Agjencia e Statistikave dhe Qeveria e Kosovës, duhet të angazhohen maksimalisht, që në mënyrë sa më të plotë të regjistrohet diaspora jonë. Vetëm kështu mund të dihet numri i saktë i banorëve të Kosovës.

S.S.

Comments