Na ndiqni ne Facebook

SERBIA NË TURBULENCË SHPIRTËRORE MORALE

 


Votimi me më shumë se 2/3  e delegatëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm evropian, kamarila politike shoviniste serbomadhe pësoi debakël shumëdimensional.

 

Vota pro anëtarësimit të Kosovës në KE, shkaktoi tërmet dhe goditje në tru dhe zemër të fanatizmit politik mesjetar serb.

 

Kosova, në vend të ambicieve dhe apetiteve pushtuese të fantazmës serbomadhe, po shndërrohet në “kancer” vdekjeprurës të ëndrrës vrastare të “botës serbe.

 

Derisa Serbia, me fanatizëm kultivon logjikën pansllaviste serbo-rusomadhe të shekullit IX-të, Kosova po marshon përpara drejt majave të civilizimit dhe prosperitetit demokratik evroperëndimor.

 

Edhe një hap i mbetet Kosovës për t’u bërë anëtare e plotëfuqishme e Këshillit të Evropës, ku  Komiteti i ministrave të KiE-së më 16 maj, ta zyrtarizojë anëtarësimin e Republikës në Këshillin e Evropës.

 

Pastaj Serbia do të ballafaqohet me situatë të re dramatike, për të dhënë llogari për krimet, gjenocidin dhe dëmet e luftës që shkaktoi pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

 

Pritjet janë reale dhe shpresëdhënëse që, nga maji i këtij viti Kosova do të bëhet pjesë e barabartë mes kombeve të bashkuar evropian.

(Sejdi Sopi)

Comments