Vizita e parë zyrtare e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Konfederatën Helvetike, javën e kaluar, u pasua me nderime të larta ceremoniale dhe miqësore nga Këshilli Federal (Qeveria Zvicerane) e kryesuar nga kryetarja e shtetit mik Zviceran, Zonja Karin Keller-Sutter.
Në themelin e marrëdhënieve miqësore Kosovë-Zvicër, qëndron padiskutueshëm kontributi afatgjatë i mërgatës shqiptare në ekonominë zhvillimore të këtij vendi të zhvilluar në të gjitha fushat e jetës shoqërore e demokratike.
Vetë fakti që, në darkën shtetërore, të shtruar nga kryetarja zvicerane z. Karin Keller-Sutter, për nder të z. Vjosa Osmani dhe delegacionit kosovar, ishin të ftuar dy personalitete të respektuara zvicërane me rrënjë kosovare korifeu i futbollit zviceran Xherdan Shaqiri dhe deputeti i parë zviceran nga radhët e mërgatës shqiptare Sami Gashi.
Emri i Xherdan Shaqirit, tanimë është i njohur anë e kënd botës shqiptare e përtej. Po, kush është deputeti zviceran Sami Gashi?
Sami Gashi, i lindur në fshatin Kodra e Shqiponjave ( ish Orrobërdë) komuna e Istogut, në një familje të njohur atdhetare, e cila, gjatë gjithë shekullit XX, është sprovuar me luftëtarë e dëshmorë në luftrat e parreshtura kundë pushtuesve serbomalazezë.
Sami Gashi, i edukuar dhe stërkalitur nga paraardhësit e tij, nga viti 1981, aktivisht veproi në krahun e rinisë shqiptare për liri.
Si aktivist liridashës, këngëtar dhe personazh i kulturës, nga regjimi monist ish jugosllav, Samiu, u detyrua të arratiset nga Kosova dhe të vendoset në Zvicër, ku vazhdoi veprimtarinë atdhetare, muzikore dhe kulturore në mesin e mërgatës së organizuar.
Përkrah veprimtarisë kombëtare, ai punoi intensivisht në afirmimin e mërgatës shqiptare në Zvicër, përmes politikës integruese, sukseset e të cilit u kurrorëzuan me zgjedhjen deputet i parë zviceran nga radhët e mërgatës sonë, funksion meritor që e kryen tre mandate.
Sukseset më të vyera të Sami Gashit janë, shkollimi universitar i fëmijëve dhe angazhimi në lidhjen e marrëdhënieve të ngushta mes Zvicrës e Kosovës.
S.Sopi
Comments