Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shpallur në Davos krijimin e një “Këshilli të Paqes”, një iniciativë ndërkombëtare që synon zgjidhjen e konflikteve globale, duke u pozicionuar si alternativë ndaj Kombeve të Bashkuara.
Sipas kartës themeluese me tetë faqe, e nënshkruar gjatë Forumit Ekonomik Botëror, Këshilli synon të promovojë stabilitetin, qeverisjen legjitime dhe paqen e qëndrueshme në rajonet e prekura nga konfliktet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Fillimisht, iniciativa ishte menduar të mbikëqyrte planin e paqes për Gazën, por ky rajon nuk përmendet më shprehimisht në dokumentin final.
Trump, i cili prej kohësh aspiron Çmimin Nobel për Paqe, e sheh këtë nismë edhe si një hap drejt rritjes së rolit të tij në diplomacinë globale.
Vendet që i bashkohen “Këshillit të Paqes”:
Katar
Arabia Saudite
Egjipti
Turqia
Emiratet e Bashkuara Arabe
Izraeli
Shqipëria
Armenia
Azerbajxhani
Bahrejni
Bjellorusia
Maroku
Indonezia
Jordania
Kazakistani
Kosova
Kuvajti
Mongolia
Pakistani
Paraguai
Hungaria
Uzbekistani
Vietnami
Rusia ka deklaruar se po shqyrton ende detajet e ftesës.
Shumë nga këto vende kanë sisteme autoritare. Hungaria është i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Evropian në listë, ndërsa Shqipëria, Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende të NATO-s pjesëmarrëse.
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se pjesëmarrja e tij do të varet nga përputhja e Këshillit me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe nga fokusimi i tij fillestar në Gazë.
/xh.selmani/

Comments