Së fundmi, një studim klinik i fazës së tretë ka treguar rezultate premtuese për një tabletë të quajtur AD109, e cila merret para gjumit dhe ndihmon në stimulimin e muskujve të fytit, duke parandaluar bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit.
Si funksionon?
Tek personat me apne obstruktive të gjumit, muskujt e gjuhës dhe të fytit relaksohen shumë gjatë natës, duke bërë që rrugët e frymëmarrjes të ngushtohen ose të mbyllen përkohësisht. Kjo shkakton ulje të oksigjenit në gjak, zgjime të shpeshta dhe lodhje kronike gjatë ditës. Gjithashtu rritet rreziku për sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore.
AD109 synon pikërisht këtë mekanizëm. Ilaçi kombinon dy substanca aktive:
AD109 synon pikërisht këtë mekanizëm. Ilaçi kombinon dy substanca aktive:
- Aroxybutynin, që ndikon në sistemin nervor dhe muskujt e frymëmarrjes;
- Atomoxetin, një medikament që përdoret edhe për trajtimin e ADHD-së.
Rezultatet e studimit
Në studim morën pjesë 646 persona nga SHBA dhe Kanada, të cilët nuk e toleronin ose kishin refuzuar trajtimin me maskën CPAP.
Pas 26 javësh trajtim:
- pacientët që përdorën AD109 kishin mesatarisht 3.3 episode (pauza) më pak të ndërprerjes së frymëmarrjes për orë;
- tek rreth 40% e pacientëve, numri i episodeve u përgjysmua;
- mbi 22% arritën nivele normale, me më pak se pesë episode në orë.
Efektet anësore
Efektet anësore ishin kryesisht të lehta dhe përfshinin:
- tharje të gojës,
- pagjumësi,
- vështirësi në urinim.
Kur mund të dalë në treg?
Kompania farmaceutike Apnimed ka aplikuar tashmë për miratim në SHBA pranë U.S. Food and Drug Administration. Nëse ilaçi miratohet, ai mund të dalë në treg në fillim të vitit 2027.
Për momentin nuk ka ende informacion se kur mund të aprovohet në Evropë.

Comments