Na ndiqni ne Facebook

Bletaria në Kosovë

 

Këto vitet e pasluftës ku nga vetë iniciativa si dhe nga donacione të ndryshme është rritur numri i bletarëve në Kosovë që është në dobi të mirëqenies ekonomike dhe ekologjisë.
Një ndër problemet që kanë bletarët në Kosovë janë edhe dëmtimet që kanë shpendët bletëngrënës, dëmtime këto të konsiderueshme .

Me ndryshimet klimatike që nga vitet e 90-ta këta zogj bletëngrënës janë përhapur edhe në pjesën më të madhe të Evropës, edhe në Kosovë gjithasht. Ata kalojnë muajt e verës edhe në Kosovë ku ushqehen kryesisht nga bletët që kapen në fluturim.

Bletëngrënësi (Merops apiaster), ose nganjëherë quhet gabimisht edhe "qukapiku i bletës", sepse nuk i takon familjes së qukapikëve.


Bletëngrënësi është një zog me ngjyra të habitshme nga familja e bletëngrënësve (Meropidae) . Është një nga zogjtë shtegtarë që dimëron në Afrikë.



Comments