Bifurkacioni është
degëzimi i një trupi uji që rrjedh (lumi, përrua) në atë mënyrë që uji i tij
ndahet në dy drejtime të ndryshme. Emri rrjedh nga latinishtja që nënkupton dy drejtime (Bi=dy,
Furca=drejtime)
Në botë ekzistojnë 12 Bifurkacione, 8 nga të cilat në Evropë duke përfshirë edhe atë te lumit të Nerodimës. Pos Bifurkacioneve në Botë ekzistojnë edhe Pseudo bifurkacione që kanë të bëjnë me derdhjen e liqene në drejtime të ndryshme e që përfundojnë gjithashtu në detëra të ndryshëm si dhe bifurkacionet artificiale që janë krijuar për të zhvilluar ekonomitë e vendeve të ndryshme.
Lumi i Nerodimës buron në Bjeshkët e Jezercit; në afërsi të Ferizajt dhe ndahet pakthyeshëm në dy degë, të cilat kanë derdhje në dy dete të ndryshme. Dega veriore (dega e majtë) derdhet në lumin Sitnicë dhe vazhdon rrugëtimin në lumin Ibër, Moravë dhe përmes Danubit derdhet në Detin e Zi, ndërsa dega jugore (dega e djathtë) përmes lumit Lepenc dhe Vardarit derdhet në Detin Egje.
Comments