Na ndiqni ne Facebook

Kandidati për kryetar të Gjilanit

 Kandidati për kryetar të Gjilanit, nga LVV, Alban Hyseni, e përmbylli fushatën elektorale, në të cilën rrezatoi, performancë, dinjitet, integritet, intelektualizëm, kulturë të lartë dhe atdhetarizëm, shembull në jetën politike të Gjilanit e më gjerë.

Qytetarët e Gjilanit, të dielen, do të bëjnë përzgjedhjen më të mirë në krye të komunës së tyre, duke votuar masovikisht intelektualin erudit Alban Hyseni dhe kështu njëherë e mirë, kasta e vjetër me në krye Lutfi Hazirin, të paketohet përtej, si relikt i të shkuarës.
Para Alban Hysenit, si kryetar i Gjilanit, shtrohen detyra të vështira dhe angazhim kolosal për të çmontuar anomalitë e shtresuara ndër vite dhe kthimin në normalitet zhvillimor të gjithëmbarshëm drejt perspektivës së merituar të Gjilanit.



Comments