Na ndiqni ne Facebook

MBI TË GJITHA, NË KOSOVË FITOI DEMOKRACIA, TOLERANCA DHE KULTURA SHQIPTARE


Zgjedhjet e raundit të dytë (balotazh) lokale në Kosovë, u karakterizuan nga nivel i lartë i kulturës, tolerancës dhe demokracisë së avancuar, shembull fascinues rajonal.
Këto zgjedhje, ishin shkollë e përkryer dhe leksion për partitë politike të Kosovës se, fitorja ose humbja varet ekskluzivisht nga përzgjedhja e kandidatëve.
U vërtetua katërcipërisht se, votuesit shqiptarë të Kosovës, votojnë kandidatët që mendojnë se janë më të mirë, por, jo kushtimisht të nominuarit nga partitë politike, çka u konfirmua me kandidaturat e përzgjedhura.
Konfigurimi, shpërndarja e fitoreve nëpër komuna, krijon situatë të balancuar mes partive politike që imponon bashkëpunim më të gjerë të spektrit politik në të gjitha fushat e zhvillimit, në dobi të demokracisë dhe shtetndërtimit.
Partitë politike, janë të thirrura të kuptojnë që, komunat që i fituan, janë më shumë fitore të kandidatëve me programe mbipartiake dhe jo fitore të realizuarara si meritë e qendrave.
Në mandatin katërvjeçar, populli do ta vlerësojë rezultatin e punës të çdo kryetari të zgjedhur.
Liderët partiakë, të prirur, t'i përvetësojnë sukseset në ato komuna që fituan, nuk i ndihmojnë në konsolidimin dhe rritjen e tyre.
Kosovës i duhet punë dhe angazhim i përbashkët zhvillimor.
Gjithë kryetarëve të zgjedhur të komunave, iu urojmë punë të mbarë dhe suksese!



Comments