Na ndiqni ne Facebook

MOLEKULA E DASHURISË


Zbulimi i shkencëtarëve italianë Molekula e dashurisë zgjat vetëm max një vit. Rrahjet e zemrës shtohen, stomaku ju gurgullon dhe ndjeheni euforike, edhe pak budallenj. Kjo është e gjithë ndjesia e një dashurie pasionante që ju filloni të përjetoni.
Shkencëtarët tani ju thonë se, kjo ndjesi nuk do të zgjasë më shumë se një vit. Deri tani nuk ishte shpjeguar pse një gjendje e tillë shoqëron gjithmonë fillimin e një dashurie pasionante. Por, shkencëtarët e një populli, që njihet në botë për mënyrën e të dashuruarit, italianët, kanë mundur të shpjegojnë fenomenin, duke i shtuar "veshje" të re tiparit të tyre njohës në vendet perëndimore.
Emocionet e forta që sillen rreth të dashuruarve të rinj janë të stimuluara nga një molekulë e njohur si "faktori i rritjes së nervave" (NGF), sipas shkencëtarëve në universitetin e Padovës. Shkencëtarët italianë gjetën nivele shumë të larta të NGF-së në gjakun e 58 njerëzve, të cilët sapo kishin rënë në dashuri çmendurisht me njëri-tjetrin dhe tek ata, niveli i molekulës ishte shumë më i lartë i krahasuar me nivelin e të njëjtës molekulë te njerëzit singëll, apo të padashuruar, dhe njerëzit që janë në një lidhje të gjatë dashurie.
Studimi i tyre ka zgjatur mëse një vit dhe pas një viti, të njëjtët të dashuruar, i testuan përsëri dhe shkencëtarët panë se, ata kishin nivele më të ulëta të molekulës NGF në gjakun e tyre dhe ajo ishte e njëjtë me grupet e tjera, që ishin testuar më parë.
Shkencëtarët italianë e kanë publikuar studimin tyre në gazetën "Psychoneuroendocrinology", dhe janë shprehur se, nuk është e qartë se, si dashuria ndikon në rritjen e niveleve të NGF-së.
Ajo që është shumë e dukshme qëndron në faktin se, molekula qartësisht ka një rol të rëndësishëm në "kiminë sociale" ndërmjet njerëzve në fillim të një marrëdhënie dashurie. Por, për fat të keq, ndjesia gurgulluese nuk mund të zgjasë më shumë se një vit, ndërsa për fat të mirë, edhe budallallëku që shoqëron fillimet e dashurisë i humb gjurmët pas 3,6, max 12 muajve të caktuar nga shkencëtarët e popullit "dashurues".
Molekula, që sipas shkencëtarëve krijon këtë ndjesi, ka merituar emrin "Molekula e dashurisë", sepse ajo është gjithmonë ndikuese dhe shoqëron fazat e para të ndjenjës më të bukur për të gjitha moshat.



Comments