Na ndiqni ne Facebook

RAUNDI I DYTË (BALOTAZHI), I ZGJEDHJEVE LOKALE NË KOSOVË, 14 NËNTOR 2021


Në të gjitha komunat (12 sosh), ku garojnë në balotazh kandidatët e LVV, rivalët e kandidatëve të saj, shpresën e futores, e lidhin te koalicionet në bllok kundër Vetëvendosjes.
Si aleatë të bllokut të quajtur PAN-i 2, padyshim, janë rreshtuar, pjesa dërmuese e mediave, të financuara e sponsorizuara nga partitë e opozitës dhe klanet e tyre biznesore.
Sondazhet dhe parashikimet e opinionit, vlerësojnë që Prishtinën si qendër më e rëndësishme, do ta fitojë Arben Vitia i Vetëvendosjes, ndërsa në Gjilan, favorit është Alban Hyseni i LVV kundrejt Lutfi Hazirit të LDK-së. Në Prizren, garë e ashpër po zhvillohet mes Mytaher Haskukës (LVV) dhe Shaqir Totaj (PDK) e kështu me radhë.
Koalicionet e PDK-së dhe LDK-së kundër Vetëvendosjes, nuk lënë shumë për të shpresuar për ndonjë sukses, pasi që, të dhënat brenda këtyre partive, dëshmojnë se, elektorati i tyre është i ndarë dhe nuk do t'i respektoj vendimet e kryesive, por do të votojnë sipas bindjeve të tyre, kryesisht kandidatët e LVV. Kjo frymë elektorale është vërejtur në çdo komunë, sidomos në Gjilan vetëm pjesa minore e kryesisë së PDK-së dhe elektoratit të saj, dëshiron t'i japë votën kompromisaxhisë dhe të demoduarit politik Lutfi Hazirit.
Identike paraqitet gjendja në Prishtinë...
Fitorja e Vetëvendosjes në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Podujevë e ndonjë komunë tjetër, do të ishte sukses i madh i LVV.
Me rëndësi është të fitojnë kandidatët e merituar, të cilët, vërtetë punojnë për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.



Comments