Na ndiqni ne Facebook

Takimi dyditorë trilateral Serbi, Shqipëri, Maqedoni

 Sot në Beograd, nisë takimi dyditorë trilateral Serbi, Shqipëri, Maqedoni e veriut, për nismën serbe "Ballkani i Hapur".

Në takim marrin pjesë presidenti serb Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zëvendëskryemini maqedonas Dimitrov.
Ky takim, po mbahet, në kohën kur, Serbia ka ngritur spiralen e ndërhyrjes dhe diskursin agresiv, kundrejt Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të. Zi dhe kërcënimin e hapur me luftë kundër Kosovës. Serbia, nën petkun e nismës "Open Balkan", po e fuqizon frymën serbomadhe të hegjemonizimit të serbëve në rajon të dirigjuar nga Vuçiqi. Jo rastësisht, Republika Srpska dhe krahu proserb në Mal të Zi, kanë intensifikuar përpjekjet agresive për lidhje më të forta... me Serbinë. Mbetet të kuptohet, a është i vetëdijshëm Edi Rama që, përmes idesë serbe për Ballkanin e Hapur, ekspansionizmi serb me ndihmën e Rusisë, do ta shndërrojë Shqipërinë në vasal të Serbisë, duke e konfrontuar me politikën integruese të BE-së, ndërsa paraqet rrezik real për Republikën e Kosovës. ideja Ballkani i Hapur, bie në kundërshtim serioz, me kriteret e procesit të Berlinit mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Comments