Na ndiqni ne Facebook

UÇK ËSHTË E DREJTA JONË PËR LIRI


Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk e zë asnjë parullë politike, diplomatike apo gjyqësore. Për të u krijuan parulla të shumta të bazuara në demagogjinë, hipokrizinë, gjyqësinë e “pavarur”, lakminë për të përvetësuar gjithçka apo posesivitetin ekstrem individual e grupor.
“UÇK janë grupet terroriste të nacionalistëve shqiptarë”, thanë të parët.
“Bac u kry”, thanë të dytët dhe e përsëritën pa ndalë asnjë çast gjatë njëzet vjetëve me radhë.
“UÇK-a është ndërmarrje e përbashkët kriminale për të vrarë kundërshtarët politikë, katolikët dhe pjesëtarët e minoriteteve”, tha prokurori në Hagë.
“Liria ka emër”, bërtitën tellallët e atyre, që gjatë njëzet vjetëve të fundit e uzurpuan tokën, ujin , ajrin, bile edhe të drejtën e shumë të rinjve për të pasur një atdhe të jetueshëm.
Por një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë: UÇK është e drejta jonë për liri në atdheun tonë për të cilin e kemi dëshminë pronësore që tremijë vjet.
(Huazuar nga Faceook, shkruar nga ish kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Kadrush Radogoshi)



Comments