Na ndiqni ne Facebook

Vakcina anti covid për fëmijë

 Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar vaksinën e BioNTech-Pfizer për fëmijët pesë vjeç e lart. Komisioni i BE-së tani do të konsultohet me shtetet anëtare dhe ende nuk e ka miratuar zyrtarisht rekomandimin. Por kjo është çështje formale.

EMA theksoi se studimet kanë treguar se vaksina tolerohet mirë tek fëmijët nga mosha pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç.
Në vende të tjera, p.sh. në Izrael dhe SHBA, fëmijët janë tashmë duke u vaksinuar. Fëmijëve, u jepet 10 mikrogramë, një e treta e dozës së të rriturve (30 mikrogramë).



Comments