Na ndiqni ne Facebook

𝗞𝗢𝗦𝗢𝗩𝗔 𝗡𝗘̈ 𝗩𝗜𝗧𝗜𝗡 𝟮𝟬𝟮𝟭


Në vitin 2021, Kosova hyri e sfiduar me shumë zhvillime socioekonomike dhe politike të trashëguara.
Një nga vështirësitë më të mëdha që u përballë Vendi ynë këtë vit, ishte kriza globale e shkaktuar nga pandemia, virusi covid 19.
Përhapja e pandemisë globale covid 19 në Kosovë, me pasoja tejet negative socioekonomike, që u reflektua edhe me destabilizim politik, i shkaktuar nga institucione qendrore shtetërore jokredibile me mungesë legjitimiteti, me një qeveri të pakicës parlamentare në vitin paraprak, e pafuqishme të bartë zhvillimet e domosdoshme gjithë shoqërorë. Më 14 shkurt 2021, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Këto zgjedhje parlamentare, mbi 50%, i fitoi gati e vetme LVV, kundrejt gjitha partive së bashku që përbëjnë spektrin politik të Kosovës. Fitorja plebishitare e LVV, zgjodhi kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti, kryeministër dhe bartësen e Listës koaliduese "Guxo" Vjosa Osmani - Sadriu, presidente e Republikës së Kosovës.
Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe kryeministri Albin Kurti, afirmoi si prioritet, luftën kundër korrupsionit dhe anomalive të shumënduarshme të keqpërdorimeve nga pushtetet e kaluara.
Partitë që kaluan në opozitë, të goditura nga disfata e pallogaritshme e këtyre zgjedhjeve, u ballafaquan veç tjerash me krizë morale politike dhe, si mjet mbijetese, zgjodhën mënyrën e jopopullarizuar të kundërshtimeve dhe akuzave imagjinare të bashkëkoordinuara kundër qeverisë Kurti 2!
Në situatën kur, qeveria Kurti 2, u mobilizua seriozisht në luftimin kundër përhapjes së virusit shkatërrimtar covid 19, opozita e dekurajuar, mobilizoi gjithë mekanizmat politik, propagandistik, mediatik etj., të vëna nën kontrollë me kohë, për t'i pamundësuar premtimet e qeverisë në vënien e rregullit dhe ligjit të munguar në vend.
Opozita, futi në veprim mekanizma dhe protagonistë të instaluar sa ishte në pushtet, që sa të jet e mundur t'i shkaktojë pengesa qeverisë në realizimin e detyrave të rëndësishme të shtruara për zgjidhje.
Përveç presioneve në çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, opozita, më në fund u tregua entuziaste, të ndikojë negativisht në krizën energjetike që përfshiu kohët e fundit Kosovën, si pasojë e krizës globale energjetike.
Viti 2021, po përmbyllet me probleme të shumta, me shpresë që, viti 2022 të sjell ditë më të mira dhe shpresë për mirëqenie të gjithmbarshme shoqërore.
Qytetarët e Kosovës, kanë arsye të presin zhvillime të mbara në vendin tonë, në vitin që po hymë.



Comments