Na ndiqni ne Facebook

KRIZA ENERGJETIKE


Klientët e një furnizuesi gjerman të energjisë elektrike duhet të kërkojnë zgjidhje. Kompani të ndryshme kanë filluar të deklarojë falimentimin për shkak të rritjes së kostove të blerjes së energjisë dhe gazit.
"Otima Energie AG" deklaroi falimentimin në javët e fundit, tani po i bashkohet kompania e radhës. Siç raporton “Wirtschaftswoche”, në fundin paraprak ka arritur edhe “Neckermann Strom AG”. Neckermann Strom AG kryesisht furnizon klientët në Gjermani me energji elektrike dhe gaz të gjelbër. Fokusi këtu është te ofertat për sistemet e ngrohjes elektrike ose stacionet e karikimit.
Sipas informacioneve aktuale, rreth 13,000 klientë në Gjermani thuhet se janë prekur nga paaftësia paguese e ofruesit.
Neckermann Strom gjithashtu dështon ,si disa konkurrentë më parë për shkak të kostove gjithnjë në rritje për blerjen e energjisë elektrike dhe gazit.
Megjithatë, duke qenë se kompanitë kanë kontrata ekzistuese me klientët e tyre ato do të vazhdojnë edhe për një kohë, kostoja nuk mund ti kalon konsumatorit.
Ngjashëm duhet vepruar edhe në Kosovë. Nëse furnizuesi nuk ka mundësi për te blerë energji shkaku i rritjes enorme te çmimeve atëherë duhet bankrotuar pastaj te kërkohet zgjidhje nga institucionet shtetërore edhe duke rishtetëzuar formën e furnizimit me energji.



Comments