Na ndiqni ne Facebook

Mali i Zi ; NDOSHTA KRYEMINISTËR NJË SHQIPTAR

Funksionari i GP URA, Ilir Harasani tha në një intervistë për Euronews se partia po udhëheq përpjekjet për të krijuar një qeveri të re të pakicës të mbështetur nga partitë properëndimore.
 
Ai pretendon se strategjia mbështetet nga i dërguari amerikan Gabriel Escobar.
 
Harasani tha se në marrëveshjen për formimin e qeverisë së re nga shtatë përfaqësues politikë, katër janë shqiptarë dhe në këto rrethana nuk përjashtoi mundësinë që kryeministri i Malit të Zi të jetë për herë të parë shqiptar.


“Me marrëveshjen që bëmë një javë më parë, mendoj se është një hap i mirë drejt së ardhmes dhe formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës janë të gjitha kombësitë. Nga shtatë nënshkruesit kemi serbë, malazezë, boshnjakë dhe shqiptarë.
 
Nga ajo marrëveshje katër janë shqiptarë. Në këtë rast, shqiptarëve u jepet mundësia të kenë së paku dy ministri dhe kryeministri ndoshta do të jetë shqiptar, që është një arritje e madhe”, thekson Harasani, transmeton CdM.

Comments