Na ndiqni ne Facebook

VETËPENALIZIMI MORAL I PDK-së, PËR BOJKOTIN E KUVENDIT TË KOSOVËS QË MIRATOI REZOLUTËN KUNDËR REFERENDUMIT SERB NË VENDIN TONË

Me këtë vendim të lidershipit të PDK-së, për të bojkotuar Kuvendin ku u votua rezoluta për mosjelimin e referendumit serb në territorin e Kosovës, pjesa më e devotshme dhe më e ndërgjegjshme e kësaj partie me kontribute të njohura në luftën çlirimtare dhe të shtetndërtimit të Kosovës, u ndodhë para aktit të kryer, apo shkurt me thënë, u ndodhë e lajthitur nga dyfytyrësia dhe oportunizmi infantil i lidershipit të saj.

Shtrohet pyetje e madhe, si guxoi lidershipi i kësaj partie, të marrë një vendim kaq retrograd e regresiv në dëm të Kosovës dhe pamendueshëm të koinciduar me ambiciet antikosovë të Serbisë vuçiqiane?!
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi, me këtë vendim të turpshëm, pikësëpari rrënon karrierën e tij politike. Thellon konfliktin e pashmangshëm brenda partisë së tij, përmes të cilit do të identifikohen rryma destruktive, me të kaluar të dyshimtë e që operojnë si kukulla përbrenda subjektit, me motivacion defunksionimin moral dhe organizativ të partisë.
Mesa mund të kuptohet, lidershipi i PDK-së, me bojkotin parlamentar në rastin e rezolutës kundër lejimit të referendumir serb në Kosovë, ka rënë më ulët se "garda" e militantëve të saj parazitë, djerrakohës të kulupeve "patriotike", të matrapazëve "opinionistëve, analistëve" e të ashtuquajturve politikanë të degjeneruar dhe të shpëlarë politikisht, si Skender Hysini, Milaim Zeka, Halil Matoshi, Ymer Mushkolaj, Arben Ahmeti, Baton Haxhiu e dhjetra të tjerë bastardë të interesit tonë kombëtar.
Partisë Demokratike, do t'i kushtojë veç tjerash, moralisht, bojkoti i paarsyeshëm dhe i dënueshëm.
Thënia popullore shqiptare: "Për inatë të njerkës më vdektë djali".



Comments