Na ndiqni ne Facebook

A mund të përsëritet traktati i 1839-ës në rastin e Ukrainës ?

Agon Hashani ;

Më 1830 popullsia e Belgjikës, atëherë rajon i Mbretërisë së Bashkuar të Holandës, ngritet në revoltë të përgjithshme për pavarësi, kjo rezulton me një invazion të ushtrisë Holandeze në Belgjikë.

Pasi që kjo luftë mund të përfshinte edhe dy superfuqi Evropiane, Francën dhe Britaninë e Madhe, u vendos që në Londër të nënshkruhet një marrëveshje më 1831 ku do të njihej si Marrëveshja e 18 artikujve.

Meqenëse me këtë nuk u pajtua Holanda, luftimet mes belgëve dhe holandezëve vazhduan deri më 1839. 

Rreziku ishte të shpërthente një "All out war" në Evropë sepse palët ndërluftuese mbështeteshin nga fuqi të mëdha, me ç'rast Holanda mbështetej nga Britania ndërsa Belgjika nga Franca, dhe kjo qoi në arritjen e Marrëveshjes së Parë të Londrës ose Marrëveshjes së 1839-ës ku u vendos nga palët nënshkruese (Mbretëria e Holandës, Belgjika, Britania, Franca, Federata Gjermane, Austria dhe Rusia) që një herë e mirë Belgjika të pavarësohej por të mbesë neutrale në raport me fuqitë e mëdha si dhe formimi i shtetit të Luxemburgut.

Lufta  mes Rusisë dhe Ukrainës po synohet të të përfundojë sot në takimin dy palësh edhe pse vështirë të bëhet!

Që nga fillimi Rusia kërkon që Ukraina të lihet anash nga influenca Evropiane apo ajo e Natos.

2014 është viti kur Rusia bëri ndërhyrjen e parë ushtarake në Ukrainë ku edhe e aneksoj Krimenë, e që nga atëherë Perëndimi dështoi ta mbyllë këtë çështje.

Ndërhyrja e dytë ruse ndodhi në këtë muaj të këtij viti dhe është më e gjerë sepse po synohet e gjithë Ukraina, dhe kjo rezulton të jetë shumë eskaluese sepse po rrezikon me i përfshi direkt edhe fuqitë e tjera të mëdha në krye me SHBA-të.

Dy palët ndërluftuese e dinë shumë mirë arsenalin shkatërrues e sidomos atomik të dy palëve e këtu mund të jetë rreziku dhe shpresa më e madhe që ky konflikt të mos eskalojë.

Pse shpresa më e madhe?

Frika është indikacion shumë ndryshues, ndonjëherë për të ndryshuar një rrethanë historike, sikurse në vitin 1839 kur u parandalua një luftë e mundshme Britani-Francë e ndoshta edhe më gjerë.

Si do të duket marrëveshja e paqës Rusi-Ukrainë, a do të jetë Ukraina si më parë apo do të ndahet si Holanda me Belgjikën, a do mjaftojë për Rusinë vetëm Krimea, Donjesku dhe Luhansku apo do të ketë coptime tjera si në rastin e Luxemburgut?

Kjo mbetet të shihet! 




Comments