Na ndiqni ne Facebook

LUFTA SEKRETE E BATON HAXHIUT DHE BLENDI FEVZIUT NË DËM TË KOSOVËS DHE KOMBIT SHQIPTAR

Zhvendosja e Baton Haxhiut nga Prishtina në Tiranë, u bë, për synime djallëzore, pasiqë në Kosovë, u diskretitua keq në sytë e opinionit dhe për të vazhduar veprimtarinë agjenturore në dëm të Kosovës, nga tutorët e tij iu preferua të zhvendoset në Tiranë, ku veprimtaria e tij do të dimensionalizohet më mirë dhe më kamuflueshëm, duke strukturuar rreth vetes miq bashkëmendimtarë të sprovuar, eksopnentë të shërbimeve të huaja, kryesisht serbe-ruse.

Me akomodimin e Baton Haxhiut në Tiranë, spirala propaganduese, inskenimeve e shantazheve psikologjike në drejtim të Kosovës u rritë në përmasa shqetësuese.

Ideatorë të sjelljes në festivalin e birrës në Korçë, të nacionalistit serb Goran Bregoviq, ishin Baton Haxhiu e Blendi Fevziu, të përkrahur nga një vistër gazetarësh e politikanësh degjenerues të shitur si kosmopolitë dhe kulturalisht të "çliruar nga trashëgimia e skaduar shqiptare", ku qëllim të pastër kishin, t'i etiketojnë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë etj. si mosdurues të kulturës "së avancuar" serbe.

Në planin gjeopolitik, sa mundën propaganduan lojën me harta, duke vizatuar territorin e Kosovës, pjesët që do t'i takonin Serbisë e çfarë t'i mbetej Kosovës.

I dhanë publicitet të shtuar, idesë serbe mbi Ballkanin e hapur.

Javë më parë, Baton Haxhiu, për t'i kënaqur apetitet serbe, lansoi shpifjen për gjoja largimin e forcave ushtarake amerikane nga Bonsteel-i.

Dhe së fundi, Baton Haxhiu, me shpifjen e radhës dezinformon qellimshëm, se gjoja ushtarët e FSK-së, po ikin nga ushtria dhe po kërkojnë viza në ambasadën gjermane, për të ikur në Gjermani.

Opinioni shqiptar, në veçanti opinioni kosovar, nuk bie në në kurthin e mediave dashakeqe të cilat stimulohen e ideohen nga Baton Haxhiu dhe tregtarë të çështjes shqiptare, për llogari të qarqeve serbomëdha.

Baton Haxhiu dhe Blendi Fevziu gjatë një vizite në Rusi

Comments