"Fondi i Sigurisë", i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është vendim i rëndësishëm, i duhur dhe i domosdoshëm për kohën dhe situatën aktuale.
Kur agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën, po përballet me qëndresën e pashembullt të armatës dhe popullit ukrainas, luftë të cilën kryeoligarku rusomadh Putin, përmes serbomadhit Vuçiq, synojnë ta bartin edhe në Ballkanin Perëndimor, për të shkaktuar tragjedi e gjakderdhje të reja në Kosovë, Bosnjë, Malit të Zi......
Çmenduria shoviniste serbe dhe kërcënimet e saj ndaj Kosovës.., do të neutralizohen dhe demontohen, vetëm kur Kosova dhe vendet fqinje të kërcënuara nga Serbia dhe Rusia, ngrisin aftësitë tenkike ushtarake dhe fuqitë goditëse kundër apetiteve agresive serbo-ruse.
Shqiptarët dhe mërgata jonë atdhedashëse, në çdo kohë edhe tani, është e gatshme që, të japë maksimumin e kontributit financiar, në fuqizimin e aftësisë mbrojtëse të ushtrisë së Republikës së Kosovës.
Mërgata shqiptare, do ta mbështes me gjithë potencialin disponues, vendimin e Qeverisë së Kosovës për Themelimin e "Fondit të Sigurisë".
Edhe këtë radhë, vie në sprovë, uniteti dhe gatishmëria e popullit tonë, pa dallime ideopartiake, në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit territorial e shtetëror.
Comments