Na ndiqni ne Facebook

KOSOVA TË MBAJË DITË ZIE, PËR VDEKJEN E ZONJËS MADELEINE ALBRIGHT

Me vdekjen e zonjës Madeleine Albright (Medlin Olbreit), ish Sekretare e Shetit të ShBA-së,  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bota demokratike dhe në veçanti Kosova, humbi  miken, personalitetin më të rëndësishëm për çlirimin e Kosovës nga Serbia milosheviqiane.

Roli i zonjës Madeleine Albright,  si Sekretare e Shtetit, në intervenimin ushtarak të NATO-s  në krye me ShBA-të,  në Kosovë, më 24 mars 1999, kundër forcave ushtarake serbe,  ishte vendimtar, që çoi në çlirimin përfundimtar të popullit shqiptar të Kosovës nga barbaria shoviniste serbomadhe.

Për angazhimin konsistent dhe përkrahjen parezervë të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për çlirim. Për merita të jashtëzakonshme, në rolin e Saj në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, presidentja, Parlamenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e kanë obligim moral, institucional e shtetëror, me rastin e vdekjes së  ish Sekretares së Shtetit të Sheteve të Bashkuara të Amerikës, të shpallin DITË ZIE,  në Republikën e Kosovës, si shenjë nderimi dhe respekti për kontributin kolosal të zonjës Madeleine Olbright, në çlirimin, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të shtetit të pavarur dhe sovran të vendit tonë.

Populli i Kosovës, i mbetet përjetësisht mirënjohës, kontributit historik të zonjës Albright për lirinë e Kosovës që sot e gëzojmë!

Madeleine Korbel Albright, e lindur si  Marie Jana Körbelová (më vonë Korbelová) Është lindur më 15 maj 1937 në Pragë, vdiq më 23 mars 2022 në Washington, D.C.) ishte një politikane amerikane (Partia Demokratike). Ajo ishte Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001 dhe ishte gruaja e parë që mbajti këtë pozitë.

Comments