Na ndiqni ne Facebook

RRITET POTENCIALI FAKTORIZUES SHQIPTAR NË BALLKAN


Presidenti  malazez Milo Gjukanoviq, ka mandatuar Dr. Dritan Abazoviqin për Kryeministër të Malit të Zi.

Tani më është mëse e sigurtë që, tre shtete të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi) do të udhëhiqen nga kryeministra shqiptarë, ndërsa Maqedonia e Veriut me zëvendëskryeministër, do të thotë, në të ardhmen perspektive edhe ky shtet, ka gjasa të udhëhiqet nga kryeministër shqiptar.

Zgjedhja e Dr. Dritan Abazoviqit kryeministër i Malit të Zi, është rrjedhim i natyrshëm drejt fuqizimit potencial të faktorizimit shqiptar në Ballkan.

Dr. Dritan Abazoviq, arrinë në krye të skenës politike ekzekutive në Mal të Zi, si personazh, faktor vendimtar në mbrojtjen e pavarësisë shtetërore, të kërcënuar nga pakica serbe dhe ndërhyrjet flagrante të shovinizmit serbomadh dhe të Rusisë ndaj këtij shteti të vogël.

Dr. D. Abazoviq, si kryeministër, garanton stabilitet dhe orientim afatgjatë properëndimor dhe euroatlantik të Malit të Zi, integrim në familjen e madhe të Bashkimit Europian, duke goditur fort apetitet serbo-ruse për dominim dhe shantazhe konsistente destabilizuese për vendin dhe rajonin.

Dr. D. Abazoviq, si kryeministër i Malit të Zi, do të funksionojë si shpatë e Demokleut mbi politikën ekspansioniste serbomadhe dhe falangat kriminale serbe brënda vendit.

Z. Dritan Abazoviq, i urojmë zgjedhjen sa më të shpejtë kryeministër të Malit të Zi, punë të mbarë dhe suksese përballë sfidave me të cilat ai është i vetëdijshëm.




Comments