Na ndiqni ne Facebook

HISTORIA DHE ROLI I OJQ-ve NË KOSOVË

Me çlirimin e Kosovës në qershor 1999 dhe instalimin e administratës ndërkombëtare në vend (UNMIK). Si imperativ i gjallërimit të jetës shoqërore, ekonomike, kulturore etj. etj. krahas lindjes së partive politike, u incizuan dhe formuan një numër i madh i organizatave joqeveritare (OJQ) në shumë fusha të veprimtarisë. Funksionimi i të cilave varej nga donacionet ndërkombëtare.

 

Deri në shpalljen e pavarësisë, OJQ-të, në Kosovë mbijetuan me donacione që kontribuuan në eliminimin e pasojave të luftës shkatërrimtare, njëkohësisht, u shoqërua me ndikime të natyrave të ndryshme në jetën kulturore e shoqërore të popullsisë.

 

Pas shpalljes së pavarësisë, donacionet e organizatave ndërkombëtare u reduktuan dhe primati i OJQ-ve vendore u minimizua dukshëm dhe si rezultat, me dhjetëra OJQ u shuan ose vetëm formalisht qëndruan në këmbë, sa për të mbajtur gjallë shpresën për ndonjë perspektivë në ardhje. Varfëria dhe papunësia masive e gjitha shtresave të popullsisë, kryesisht të rinjtë,  në këto organizata shpresonin, me mundësi të limituara në sigurimin e ekzistencës financiare jetësore.

 

Meqë, fondacionet nga jashtë në minimum u reduktuan, dhjetëra OJQ kosovare u shuan,

Mbetën nja 10 -12  OJQ, që vazhduan të funksionojnë, shumica prej tyre, të instrumentalizuara, devijuan misionin qytetar të veprimit dhe u shndërruan në instrument të partive politike, të financuara për interesa pushtetore.

 

Partitë politike, në koalicionet joparimore që sunduan për shumë vite, krijuan "rrjetin e merimangës" duke e shtrirë në të gjitha poret qeveritare, politike, institucionale, shoqërisë civile dhe në institucione të pavarura, ndikimin autoritar dhe korrupsionin zinxhiror, si metodë efektive për kapjen dhe sigurimin e supremacisë politike, ekonomike...dhe të pushteteteve në të gjitha nivelet.

 

OJQ-të e korruptuara, si garancë e përfitimeve të vazhdueshme, liderë të tyre u angazhuan në parti politike, të trumbetuar si ardhje meritore kontributdhënëse në strukturat dhe hierarkitë partiake, në diskrepancë me parimet dhe orientimet ideologjike të proklamuara. Kështu, këta/këto personazhe, edhe faktorizoheshin në institucione publike me funksione të rëndësishme edhe lidhnin pas vetes e në favor të partisë që angazhoheshin OJQ-të që kishin udhëhequr.

 

Partitë politike që ndanë pushtetin për shumë vite, për ta ruajtur me këmbëngulësi pushtetin dhe dominimin mbi gjithë sektorët e shoqërisë, tani më të korruptuar e të kriminalizuar gjerësisht me iluzionin e profiterizmit të përhershëm, në institucione delikate emëruan, njerëz " në prurje" nga shoqëria civile, servilë, puthadorë, të padinjitetshëm dhe me deficit të theksuar profesional.

 

Duke filluar prej Gjykatës Kushtetuese, sistemit prokurial, sistemit gjyqësor,  në Polici, AKI,  Sindikata të pavarura,, arsim, shëndetësi, biznes, ekonomi, media, praktikisht të gjitha institucionet shtetërore e private, djallëzisht,  politika i instrumentalizojë, duke afirmuar e nxitur arkaizmin krahinor, servilizmin, dhe përçarjen brenda shoqërisë.

 

Në përpjekjet e Qeverisë aktuale, për vënien e rendit dhe ligjit, është e dukshme rezistenca e kolauduar e institucioneve të drejtësisë, partive që kanë ndërtuar politikën e vasalitetit, duke kundërshtuar reformat e domosdoshme.

 

Për ta kuptuar më mirë, situatën, indikative janë reagimet nga të gjitha anët! Kur goditen rrjetet kriminale të korrupsionit, kontrabandës, krimit të organizuar, prokuroria e gjykatat manipulojnë, ndërsa disa OJQ, portale e televizione, sindikata në shërbim të klikave  korruptive, ngritin zërin në mbrojtje të njëri-tjetrit. Arrestimi  i bandave në veri të Kosovës, në Brezovicë, rreth 100 policë dhe eprorë të policisë kufitare për ryshfet e korrupsion masiv, OJQ-të heshtin. Kryesindikalistët e korruptuar, mbështeten e nxiten nga opozita e deklasuar dhe OJQ-të inerte.

 

Rasti më i freskët dhe i turpshëm është, reagimi i disa OJQ-ve, dhe mediave servile, të financuara nga partitë  opozitare, pa hamendje, u prononcuan në favor të Prokurorisë me rastin e  analizave shkencore të ardhura nga Zvicra, mbi vërtetësinë e implikimeve, për fshehjen e rrethanave të vrasjes në burgun e Prizrenit të studentit, aktivistit të LVV, Astrit Dehari, ku prokuroria kosovare, përpiqet të fsheh e falsifikojë të gjeturat mbi vrasjen e Astrit Deharit.

 

Kosova do të funksionojë si shtet, kur të demolohet sistemi korruptiv i drejtësisë, serviliteti i shoqërisë civile dhe deklasimi në sytë e opinionit i a analistëve e bartësve të mediave destruktive të sponsoruara e të financuara nga qarqe që synojnë rrënimin e shtetndërtimit të Kosovës.




Comments