Na ndiqni ne Facebook

KRYESHOVINISTI A. VUÇIQ FITUES I ZGJEDHJEVE NË SERBI

Fushata paraekektorale në Serbi, si çdoherë, u karakterizua me retorikën më të errët nacionaliste të ideologjisë retrograde të antishqiptarizmit serbomadh.


Mbi të gjithë kandidatët e kandidatet, që garuan me platformën nacionalfashiste të kuzhinës kleroshoviniste serbomadhe, fitoi kryekrimineli i kriminelëve më bastardë të politikës serbe.


Krahasuar me zgjedhjet në të kaluarën, politikanët krimogjenë serbë, i përshkoi një dëshpërim vuajtje shpirtërore dhe patetizëm të qoroditur me urrejtje të shfrenuar antishqiptare kundër Kosovës.


Siç ishin mësuar në të gjitha zgjedhjet në të kaluarën, ku pa u penguar, vërsuleshin mbi Kosovën në fushata agresive kundër shqiptarëve, kësaj radhe, kufijtë e Kosovës u bënë të pakalueshëm për falangat serbo-çetnike të Vuçiqit, Daçiqit e banditëve tjerë serbomëdhenj.


Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, ua ndaloi "spektaklin" elektoral antishqiptar në territorin e Kosovës, duke ia bërë të qartë Serbisë se, perënduan kohërat, kur Serbia mund ta përdorte vendin tonë si trampolinë për t'i ushqyer epshet dhe iluzionet e shovinizmit serbomadh, për gjoja ruajtjen e Kosovës nën juridiksionin e saj.


Ky realitet i krijuar, nxorri në pah dëshpërimin që demoloi iluzionet e ushqyera kundrejt Kosovës në opinionin serb.


Retorika nacionalfashiste dhe sloganet në fushatë nga shumica e kanditatëve si: "Kosova është zemra e Serbisë" "Kosovën s'e japim'. " Kur të largohet NATO, do ta shkelim Kosovën" e thirrje të ngjashme me qëllim të elektrizimit të ndjenjave shoviniste të elektoratit serb, dëshmojnë, sa rëndë e kanë përjetuar serbo-çetnikët hallallosjen përfundimtare me Kosovën.


Qeveria e Kosovës, duhet t'i ndalojë të gjitha veprimtaritë e Serbisë në territorin e Kosovës  të cilat cënojnë kushtetushmërinë, rendin juridik, ligjin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.




Comments