Lufta në Ukrainë, ka vënë në lëvizje elementët prorusë me epiqendër në Beograd, për të krijuar vatra krizash e konflikte të mundshme në Ballkanin Perëndimor.
Shkas justifikues i ekspansionizmit serbo-rus, për ndërhyrje, turbullimin e gjendjes dhe krijimin e situatës destabilizuese në Ballkan, politika e Beogradit e konsideron kreun e Qeverisë së Kosovës Albin Kurti.
Presidenti serb A. Vuçiq, kamarila politike, ushtarake e sigurisë rreth tij dhe mediat ekstremiste serbe, akuzojnë Albin Kurtin për kokëfortësi dhe urrejtje ndaj serbëve të Kosovës. Valles nacionaliste kundër Kosovës, iu ka bashkangjitur edhe Milorad Dodik, shefi separatist i "republika srpska", ekstremisti më besnik i Vladimir Putinit dhe Aleksandar Vuçiqit, i cili e akuzon Albin Kurtin si destabilizues potencial të Ballkanit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është bërë pengesë e pakalueshme e synimeve të Vuçiqit kundër shtetndërtimit dhe funksionalizimit të shtetit të Kosovës, gjithashtu sfidë e oligarkive e rrjeteve të koordinuara kriminale ballkanike përfshi Kosovën.
Derisa Serbia ëndërron rrëzimin e Albin Kurtit nga pushteti, për ta zëvendësuar me një qeveri pakurrizore, që do të pranonte kompromise nënshtruese, për zbatimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin të cilat i kishte imponuar Serbia në dialogun e Brukselit.
Rrezik permanent për Kosovën, paraqesin zërat e koordinuar të qarqeve të Beogradit me pjesën e diskretituar e të kriminalizuar të opozitës dhe atyre mediave në Kosovë e Shqipëri, të financuara e të instruktuara nga Serbia dhe Rusia, të cilat si në kor, kërkojnë me ngulm dorëheqjen e Albin Kurtit, me akuza tërësisht të ndyra e të pabazuara, si po punon kundër Amerikës, po e rrënon shtetin dhe shpifje ndër më të ulëtat.
Ambasadorët e vendeve mike në Prishtinë, jo rastësisht shtrojnë pyetje indikative: Kush i financon disa media në Kosovë e Shqipëri?
Ekziston arsye e bazuar se, liderë opozitarë kosovarë, në vizitat e ngutshme në Shqipëri, janë të koordinuara me kërkesat e zëshme për rrëzimin e Albin Kurtit, si domosdo e realizimit të projektit serbo-rus, për dominim në Ballkan nën logon "Open Ballkan"
Qeveria e Kosovës, ka vend për kritika, por është e patolerueshme dhe e papranushme, pa zgjedhur mjete të luftohet, për t'i kënaqur apetitet serbe dhe profiterëve të paskrupull vendorë.
Presionet, shantazhet dhe ndërskëmbësat, sado të sofistikuara, vetëm sa e forcojnë Qeverinë Kurti dhe opinionin kombëtar, për mbrojtjen e dinjitetshëm të vendit tonë.
Comments