Numri i ulët i pjesëmarrësve në protestën e 8 prillit para Qeverisë së Kosovës, të tri organizatave sindikaliste dhe fjalimet banale të Atdhe Hukollit dhe Rrahman Jasharajt, ishin pasqyrë reale për të kuptuar se çka përfaqësojnë këta liderucë sindikalë.
Këta kryesindikalistë të korruptuar, të zhytur
në keqpërdorime hajnie e profiteriste, nuk protestuan për të drejta të
punëtorëve, që është e drejtë legjitime kushtetuese, përkundrazi, u dëshmuan si
"sejmenë", lakej të opozitës së dështuar moralisht dhe politikisht.
Ekstraprofiterët kryesindikalistë nga qeveritë
e kaluara, asnjëherë nuk i kanë mbrojtur klasat që i përfaqësojnë, por, kanë
vepruar si dorë e zgjatur e strukturave profitere të pushteteve të zhvendosur
në opozitë.
Lufta kundër korrupsionit që e zbaton Qeveria e Kosovës kundër mafisë
politike ekonomike, ka shkaktuar tërmet
demoralizues në zinxhirin keqpërdorues të ish pushteteve ku
"kullotën" edhe kryesindikalistët aktualë.
Opozita dhe vasalët sindikalistë, pa shpresë
mundohen t'i mbulojnë me shpifje dhe intriga keqpërdorimet shumëvjeçare.
Krizën globale e shkaktuar nga pandemia dhe së
fundi lufta në Ukrainë, kryesindikalistët hileqarë në pakt me opozitën dhe mafien
mediatike, përpiqen ta ngrisin si çështje ku fajësohet Qeveria Kurti, me
qëllimin djallëzor, që të frenohet lufta kundër korrupsionit dhe stabiliteti i
shtetit.
Arrestimet e dhjetëra policëve,
kontrabandistëve e matrapazëve që i shkaktuan dëme kolosale zhvillimit të
Kosovës, po tremben se një ditë, organet ligj zbatuese në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar, pashmangshëm, do të trokasin në dyert e akterëve
krimogjenë.
Sindikalistët realë kosovarë, janë mjaftueshëm të ndërgjegjshëm se, liderët e tyre mafiozë si Rrahman Jasharaj me shokë, momentin e duhur do të sillen para drejtësisë për keqpërdorime në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve si tërësi.
Comments