Në kufirin shtetëror Serbi-Maqedoni e Veriut, në Tabanovc afër Preshevës, Serbia, ka vënë logon e Ballkanit të hapur "Open Balkan", me të cilin tregohet që, ka nisur zbatimi i marrëveshjes për qarkullim të lirë mes tri shteteve Serbi-Maqedoni e Veriut- Shqipëri.
Mediet serbe të kontrolluara nga Vuçiqi, i japin publicitet të zhurmshëm zbatimit të kësaj marrëveshje, duke e vlerësuar si sukses të politikës rajonale të Serbisë.
Ka indikacione që, në situatën e embargos perëndimore ndaj Rusisë si pasojë e invazionit ushtarak rus në Ukrainë, ku Serbia i vetmi shtet në Ballkan i rreshtuar në anën e agresorit rus, të sigurojë lehtësira në sigurimin e korridorit për dalje në Adriatik përmes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
"Ballkani i Hapur" do të shfrytëzohej nga Serbia si mundësi ideale, për depërtimin tregtar, influencimin ekonomik, turistik dhe kulturor në Shqipëri. Gjithashtu portet detare të Shqipërisë do t'i sigurojnë përfitime kolosale Serbisë.
"Ballkani i Hapur" përveç përfitimeve ekonomike, dominojnë synimet e interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Serbisë, por edhe të Rusisë për ndërhyrje në Ballkan.
Thënë shkurt, zgjerimi i dominimit serb në Ballkanin Perëndimor, tërhjek pas vetes njëkohësisht synimet ekspansioniste të Rusisë në rajon.
Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit në Serbi për të drejtat e njeriut, ka deklaruar: Prej invazionit ushtarak rus në Ukrainë, numri i firmave ruse në Serbi është shtuar në rreth 30 mijë, ndërsa mijëra rus kanë ardhur në Serbi.
Shumica e pronarëve rusë që kanë hapur firma në Serbi, janë oficerë dhe agjentë të rrjeteve të spiunazhit rus, të cilët do të angazhohen edhe në Shqipëri, të kamufluar si biznismenë me dokumente false të lëshuara nga Serbia, të cilët në Shqipëri specifikisht do të operojnë si agjentë të sofistikuar.
"Ballkani i Hapur" do të përdoret si terren i rrezikshëm për ndërhyrjen serbo-ruse në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë e Hercegovinë, për destabilizim dhe situata krizash për konflikte të brendshme.
Në funksion të destabilizimit rajonal,veprojnë medie, të financuara që me agresivitet propagandistik shkaktojnë konfuzion dhe kaos të qëllimshëm, në shërbim të hapur e të fshehtë të interesave serbo-ruse.
Pikë fragjile e ndërhyrjeve agjenturore serbo-ruse, është Kosova, të cilën Serbia synon ta destabilizojë por edhe ëndërron ta gllabërojë.
Qeveria e Shqipërisë, do duhej të heqë dorë nga ideja serbe për Ballkan të hapur, minimalisht për këtë periudhë, me rreziqe reale për stabilitetin dhe paqen në rajon.
Comments