Nje foto historike e komunitetit shqiptar te Ukrainës. Fatkeqësisht nuk ka shume informacion mbi origjinën e këtij komunitetit te vendosur ne Odesa dhe ne disa fshatra te Ukrainës. Prezenca e shqiptareve ne Ukrainë vërtetohet nga dy Luftërat ruso -turke ne fundin e 1700 dhe mesin e 1800. Ne te paren nje numër i larte shqiptare ishin pjese e ushtrisë perandorake Otomane te udhëhequra nga Myftar Pasha i biri i Ali Pashe Tepelenës.
Dëshmitë e tija për pjesëmarrjen ne ketë lufte
regjistrohen nga dy udhëtare amerikane qe janë takuar me te ne Janine. Duket se nje pjese e shqiptareve kane vendosur
te shpërngulen ne Ukraine dhe te ndërtojnë nje jete te re. Me shume gjasa me vone kane shkuar edhe tregtarë
te ndryshëm te cilët bënin trageti midis territoreve osmane dhe atyre ruse. Kjo
foto e rralle është nje dëshmi e këtij komuniteti qe ende nuk e kishte humbur
identitetin e vet.
Lufta e Krimese qe filloi ne Tetor te 1853 ishte lufta me e madhe Evropiane pas epokës
Napoloniane dhe rreshtoi ne fushën e betejës gati te gjitha fuqitë e kohës. Perandorinë
Ruse, Otomane, Britanike Franceze dhe te
gjithë aleatet e tyre. Interesant është fakti se si ne Luftën e pare Ruso
-Turke edhe ne ketë beteje shqiptaret ishin te ndare ne fushën e betejës. Nje
repart kryesisht te shqiptareve ortodokse qe vinin nga provincat me shumice
shqiptare si Mani, Suli apo Trakia ne radhët e ushtrisë Imperialiste Ruse dhe rreth 4500 shqiptare myslimane dhe
katolike ne radhët e trupave te Otomaneve.
Lufta e Krimese për nga përmasat dhe furia e
betejave ka frymëzuar mjaft piktore dhe shkrimtare te kohës franceze ruse dhe britanike qe shoqëronin
trupat ushtarake. Nder te tjerë Leon Tolstoi i cili përshkruan mjeshtërisht
skena nga këto beteja te ashpëra.
Interesant është fakti qe ne rrodhet e otomaneve ishin nje sere
repartesh te ushtrisë egjiptiane te Ismail Pashës, Khedivit shqiptar te Egjiptit
ku nder te tjera edhe nje repart shqiptaresh jugore. (Auron Tare)
Comments