Na ndiqni ne Facebook

SOT FRANCA VOTON PRESIDENTIN E RI TË REPUBLIKËS


Sot, më 24 prill 2022,  populli francez me votë do ta zgjedhë për president të Francës për katër vjetët e ardhshme, njërin nga dy pretendentët për këtë post të rëndësishëm, presidentin aktual Emmanuel  Macron liberal i qendrës dhe Marine Le Pen, Fronti National, parti e ekstremit të djathtë, me pikëpamje të theksuara nacionaliste, raciste kundër të huajve, kundër Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe përafrimin politik...., me Rusinë e Putinit.


Favorit i këtyre zgjedhjeve është presidenti aktual Macron, i cili afirmon vizionin e Evropës së bashkuar si alternativë afatgjate   e zhvillimit, paqes dhe sigurisë së popujve të kontinentit të vjetër nën ombrellën e një Evrope të bashkuar. Të kundërtën e z. Macron, e afirmon z. Le Pen. Z. Le Pen, në kontinuitet angazhohet, për një Francë raciste, me elemente fashiste, të pastruar nga arabët myslimanë dhe afrikanëve me ngjyrë. 


Një fitore eventuale e zonjës Le Pen, (megjithëse pa gjasa për të fituar), do ta kthente Evropën në turbulencë të paparishikushme. Do ta dëmtonte shumë rolin dhe aftësinë e NATO-s. Do ta rrezikonte perspektivën dhe kredibilitetin e arrirë të BE-së dhe pa dyshim, do ta kthente Francën në aleat të Rusisë së Putinit, aspiratë e të cilit është, minimi dhe dezintegrimi politik, ekonomik e ushtarak i Evropës së bashkuar dhe i NATO-s.

 

Moska ëndërron që, z. Le Pen, të marrë pushtetin në Francë, e cila do t'i shërbente si krah i fuqishëm në qellimet e saj, ndaj Evropës së prosperuar, superiore në të gjitha fushat e zhillimit material, kulturor etj. 


Ëndrrën me sy çelë e sheh edhe Serbia, se një fitore e Le Pen, do t'i ngjallte shpirtrat shovinisto- fashistë serbë në drejtim të Kosovës, të premtuar nga racisto- fashistja Le Pen.


Populli francez me traditë të shquar civilizuese, nuk do të bie në kurthin e retorikës fashiste-raciste të Marine Le Pen,  do ta votojë presidentin Makron, duke ia treguar zonnjës Le Pen vendin e merituar në "Alenë e fundrrinave" historike të Francës dhe Evropës.

Comments