Të dielën më 3
prill, zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të cilat favorit
për president të këtij shteti konsiderohet presidenti aktual, kryeshovinisti antishqiptar
Aleksandër Vuçiq.
Në fushatën
parazgjedhore, gjithë kandidatët për president, u shquan me retorikën nacionaliste
tipike serbomadhe, me konkurrencë të
fortë për të mobilizuar sa më shumë fundërrinat reaksionare primitive në
shtresat e gjëra të shoqërisë serbe, të verbuara me urrejtjen tradicionale
kundër shqiptarëve, kryesisht Kosovës.
Si shprehje e
mllefit dhe dëshpërimit anakronik shovinist, për shkak të moslejimit nga
Qeveria e Kosovës, që Serbia nuk mundi
të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës, Vuçiqi dhe rivalët e tij për
president, në një pikë mbajnë qëndrim identik, pa divergjenca ideopartiake elektorale.
Pa përjashtim, të
gjithë kandidatët u angazhuan në vijën
nacinalfashiste në kazanin e përbashkët serbomadh. Për t'u identifikuar
sa më shumë si nacionalistë të thekur, në ballë të turmave dhe përkrah tyre nxorën
kriminelë të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare, shoqëruar me portrete të
Milosheviqit, Mlladiqit, Sheshelit, Karaxhiqit e shumë kriminelëve të luftës.
Gjithashtu , retorika kërcënuese ndaj Kosovës ishte kryefjala mobilizuese e
fushatës zgjedhore.
Një është e
sigurt që, me vendime si ndalimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nga Qeveria
e Kosovës, Serbia e ka të qartë se po humbë terrenin e shantazhit dhe
ndërhyrjes agresive drejt synimit të defunksionalizimit dhe destabilizimin e
shtetit tonë.
Opozita kosovare
është e thirrur të reflektojë dhe t'i qaset veprimit konstruktiv me pozitën, në
situata kur është në pyetje forcimi i shtetndërtimit të Kosovës si
kundërpërgjigje politikës së Serbisë hegjemoniste, e cila provokon situata
konfliktuale jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin.
Comments