Na ndiqni ne Facebook

3 MAJI, DITA BOTËRORE E LIRISË SË SHTYPIT

Në raportin "Reporterët pa kufij" për këtë vit,  Kosova radhitet në vendin 61, që do të thotë, përmirësim i ndjeshëm i lirisë së shtypit, krahasuar me një vit më parë, ku Kosova radhitej në ranglistën botërore në vendin e 78. Sipas këtij raporti, Kosova qëndron më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Kontribut të rëndësishëm në fushën e shtypit të lirë, ka dhënë Kuvendi i Kosovës, i cili sivjet miratoi ligjin për mbrojtjen e gazetarëve me avokatë pa pagesë.

 

Por sa dhe si e realizojnë këtë të drejtë universale gazetarët e Kosovës?

Pozitën jo të mirë të gazetarëve të Kosovës e bën edhe më të vështirësuar ndikimi dhe trysnia mbi ta e qarqeve politike, financiare dhe banesorë me influencë në jetën   publike të vendit.

 

Gazetarët në Kosovë, kryejnë me ndërgjegje dhe përgjegjësi misionin e informimit korrekt të opinionit çka duhet përgëzuar, por, për fat të keq, në gazetarinë kosovare, operon një klan gazetarësh, analistësh dhe mediume të shkruara e vizive që, shkelin etikën gazetareske të informimit objektiv dhe për interesa profitere personale e  qarqeve të ndryshme shndërrohen në vegla të instrumentalizuara të dezinformimit, shpifjes..., si mjet propagandistik të pabazuar kundër faktorëve  me potencial institucionalë e shoqëror.

 

Gazetarët e nderuar, janë të thirrur të konstatojnë se, shpifjet, publikimet e pakonfirmuara, deklarimet e rreme dhe montimet dashakeqe, ndaj kujtdo që drejtohen, kualifikohen insinuata  përtej etikës së gazetarisë, në kundërshtim me të drejtën e mendimit dhe shprehjes së lirë të fjalës.

 

Institucionet shtetërore, nuk ia vlenë të ndërhynë në punën e gazetarëve edhe në rastet kur shkelin etikën e gazetarit me informata tendencioze dezinformuese për opinionin, por, detyrë e subjekteve që përfaqësojnë gazetarinë, për të mbrojtur e siguruar informimin objektiv të publikut, duhet të reagojnë e të denoncojnë deklarimet apo publikimet e paargumentuara individuale që të ruhet substanca e korrektësisë së gazetarisë objektive.

 

Si çdo shtetas edhe gazetarët kanë të drejtë të kritikojnë e të denoncojnë gjitha llojet e keqpërdorimeve, sidomos të institucioneve shtetërore, me objektivë që i shërbejnë të mirës së vendit dhe qytetarëve, por jo, me veprime që dëmtojnë funksionimin e shtetit.

 


Comments