Dhoma e Specializuar e Prokurorisë Speciale në Hagë, ka ngritur aktakuzë shtesë për rastin "Konvikti" në Gjilan, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ngarkohen me përgjegjësi penale për krime lufte në periudhën qershor - dhjetor 1999 !
Për këtë rast të
montuar nga Serbia, Gjykata Themelore në Beograd i ka dënuar 11 shqiptarë të
Luginës së Preshevës më 116 vite burg, ndërsa Gjykata e shkallës së dytë po në
Beograd, i ka shpallur të pafajshëm dhe i ka lënë të lirë, me arsyetimin,
akuzat kanë qenë të montuara, nga hetuesia serbe për gjoja krime të pjesëtarëve
të UÇK-së kundër serbëve.
Është e provuar
dhe argumentuar që, forcat militare dhe paramilitare serbe, përgjatë mars -
qershor 1999, në lokacionet ku akuzohen të paraburgosurit në Hagë, serbët janë
ata që kanë kryer vrasje e tortura ndaj shqiptarëve, shoqëruar me dhunime të
femrave shqiptare në konvikt, në disa shtëpi në Gjilan, në Llashticë, Zhegër,
Lladovë....
Me hyrjen e
forcave të KFOR-it në Gjilan më 12 qershor 1999, në konviktin e studentëve në
Gjilan janë strehuar familjet e shpërngulura shqiptare të Luginës së Preshevës,
të ikur nga rapresaliet e kriminelëve militarë e paramilitarë serbë.
Të vendosurit e
shpërngulur nga Lugina e Preshevës në konvikt, në baza ditore, janë vëzhguar e
vizituar nga KFOR-i, IOM dhe organizata tjera ndërkombëtare dhe asnjë herë nuk
është vërejtur apo dyshuar që aty ndodhen serbë të burgosur.
Vetë
administratori i lagjes më 1999, ku përfshihej e dhe konvikti z. Selajdin
Abdullahu, katërcipërisht e argumentoi
në TV Dukagjini se, bashkë me KFOR-in dhe organizata humanitare ndërkombëtare,
kishte vizituar konviktin dhe kurrë nuk kishte parë përpos dhomat e mbushura të konviktit me
familje të shpërngulura nga Lugina....
Është e habitshme
se si Gjykata Speciale shërbehet me procese të montuara nga Serbia, kur dihet
që, Gjykata e Lartë serbe, me lirimin dhe shpalljen e pafajësisë të ashtuquajturit "Grupi i
Gjilanit", demanton juridikisht pretendimet për krime lufte ndaj serbëve
në Gjilan.
Mbetet të shpresojmë
që Gjykata Speciale në Hagë, të shpallë të pavlershme këtë aktakuzë të montuar
nga qarqe serbe.
(Sejdi Sopi)
Comments