Na ndiqni ne Facebook

BURRAT NËN HIJE LOZIN KUVENDOJNË, PIKA QË SU BIE SE PA “PUSHTET” S’JETOJNË

 


PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS FORMON "QEVERI" NËN HIJE!

 

Në shtetet ku ndërtohet dhe funksionon demokracia dhe sistemi pluralist parlamentar, gjithashtu me rregullim kushtetues si shtet multietnik por unitar, me të drejta të barabarta ndëretnike, ndërkulturore....., si rasti i Kosovës, është fenomen i paprecedent që, një parti politike opozitare, të formojë qeveri imagjinare si kundërvënie e Qeverisë zyrtare legjitime, të konstituuar sipas rezultateve  të votës së lirë të sovranit popull.

 

Paaftësia e PDK-së, për të zhvilluar opozitarizmin konstruktiv në Parlamentin e Kosovës, i kthehet politikës retrograde të logjikës së qeverisjes paralele të viteve 1990-ta dhe periudhës tekanjoze të ekzistencës së dy qeverive konfliktuale gjatë luftës  çlirimtare të popullit të Kosovës e më pastaj!

 

Ky shembull i keq, i pa vlerë dhe i pabazuar në rrethanat e Kosovës, kur ndodhet në proces të ndërtimit të shtetit funksional demokratik e juridik, PDK, vetëdijshëm ose jo, tenton të sjell koincidencë me pushtetet paralele jolegjitime në Oseti, Aphazi dhe në një krahinë rusofile të Moldavisë. Nuk përjashtohet as modeli i Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë.

 

PDK dhe lidershipi i saj, duhet ta vrasin ndërgjegjen se, veriu i Kosovës i përbërë me shumicë serbe, mund të gjej shkas si pretekst, tendencën për komplikime shtesë në refuzimin e zbatimit të ligjit nga organet legjitime të shtetit të Kosovës.

 

Partia Demokratike e Kosovës, duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se, në Kosovën e pavarur, sovrane dhe demokratike, forma të paralelizmit të pushtetit, nuk i kontribuojnë shtetndërtimit në proces të Kosovës. PDK, duhet të heqë dora nga lojëra të rrezikshme e t'i kthehet luftës parlamentare konstruktive në Parlament, për ta mbajtur në mënyrë permanente mbikëqyrjen e punës së Qeverisë së Kosovës.

 

Askush nuk ka të drejtë të krijojë situata me të cilat mund të manipulojë Serbia dhe të nxisë orekset çetniko-shoviniste ndaj integritetit territorial të vendit tonë.

Comments