Kur dërgjojmë zërin e një personi, krijojmë automatikisht edhe përshtypjen për karakterin e tij. Çfarë zbulon në të vërtetë zëri? Për këtë janë bërë shumë studime.
Ne nuk krijojmë vetëm një ide për moshën dhe
gjininë e personit, për edhe për dukjen e tij, gjatësinë apo forcën. Ne nga
zëri i tij dallojmë po ashtu edhe nëse dikush është i mërzitur, miqësor, i
interesuar ose me nerva. E besojmë se vetëm përmes zërit mund të krijojmë një
përshtypje edhe për personalitetet e njerëzve të tjerë.
Zërat e thellë konsiderohen më tërheqës
Studimet psikologjike kanë treguar në të kaluarën
se zëri i një personi luan një rol të rëndësishëm edhe në përzgjedhjen e një
partneri, e në rastin e një politikani mund të ndikojë edhe votimin e tij apo
jo.
Në veçanti lartësia e zërit duket të jetë
vendimtare. Në studimet e shumta thuhet se zëri i thellë shpreh dominimin,
atraktivitetin, inteligjencën dhe ndershmërinë.
E nëse kjo tingëllon si një lajm jo i mirë për
personat me zë më të hollë, me zërat kërthitës, atëherë duhet thënë se deri më
tani janë studiuar në radhë të parë se çfarë asociacionesh ngjall tingulli tek
dëgjuesit. Kjo tregon shumë pak për karakterin e vërtet të personit.
Çfarë domethënie ka vërtet zëri?
Psikologu Christoph Schild nga Universiteti i
Siegenit thekson se njerëzit mund të gabojnë edhe me interpretimet e zërit:
"Mike Tyson, për shembull, njihet për zërin e tij mjaft të lartë, por në
të njëjtën kohë është ndoshta më shumë një person dominues."
Schild ishte pjesë e një ekipi kërkimor të
udhëhequr nga psikologia Julia Stern. Ata së bashku kanë bërë kërkime në
Universitetin e Göttingen dhe kanë dashur të zbulojnë se çfarë tregon vërtet
zëri për personalitetin e një personi?
Thënë shkurt: Po. Disa tipare të
personalitetit mund të lexohen edhe nga zëri, por vetëm disa.
Studiuesit kanë bërë kërkime me 2.217 burra
dhe gra, ndërsa studimin e kanë publikuar në vitin 2021. Numri i grave në
studim ka qenë më i lartë - 1.299. Stern dhe ekipi i saj donin të dinin nëse
një zë i lartë apo i ulët pasqyron tipare të karakterit. Njerëzit me zë më të
thellë janë më dominues, më ekstrovertë, më pak të shoqërueshëm dhe seksualisht
më aktivë – këto ishin hipotezat e studiuesve që donin t'i testonin.
Për këtë qëllim u bënë regjistrime audio të të
gjithë personave, për të përcaktuar lartësinë e saktë të zërave. Si mosha ashtu
edhe gjinia u morën parasysh. Studiuesit mblodhën të dhëna edhe për sjelljen
dhe dëshirën seksuale - sa dominantë, ekstrovertë, neurotikë, të shoqërueshëm,
të hapur ndaj përvojave të reja dhe sa të ndërgjegjshëm vlerësohen
pjesëmarrësit.
Stern dhe ekipi i saj konfirmuan disa nga
hipotezat e tyre. Sipas studimit, njerëzit me zë më të thellë janë më dominues,
më ekstrovertë dhe më shpesh të interesuar për seksin jashtë lidhjeve të
rregullta. "Në rastin e thellësisë së zërit, studiuesit aktualisht
supozojnë se ndryshimet në thellësinë e zërit mund të jenë rezultat i
përzgjedhjes seksuale”, thotë Christoph Schild. "Këtu supozohet se
thellësia e zërit funksionon si një sinjal "i ndershëm" që synon të
pengojë konkurrentët e mundshëm dhe të tërheqë partnerë të mundshëm."
Bazuar në këtë supozim, sipas Schild, mund të ketë kuptim që një zë i thellë të
lidhet me një tipar personaliteti që ndërlidhet edhe me përzgjedhjen e
partnerit, siç është dominimi.
Zëri nuk sqaron të gjitha
Tiparet e tjera të personalitetit lidhen më
pak me zërin: Sa neurotik, i ndërgjegjshëm, i shoqërueshëm ose sa i hapur është
një person, ka më pak gjasa të na tregojë zëri i një personi. Ndoshta kjo është
një prehje për të gjithë ata që luftojnë me zërin e tyre më të lartë dhe më të
hollë. Zërat e thellë nuk janë tregues i tipareve se një person është vetëm
joshës. Ndërkohë që zëri nuk jep ndonjë informacion të besueshëm as për shumë
tipare të tjera të rëndësishme të karakterit.(Deustche Welle)
Comments