Na ndiqni ne Facebook

LUFTË SPECIALE KUNDËR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS ALBIN KURTI

 


Hulumtimi disaditorë i "Jehona Press", ka konstatuar se, opozita  kosovare, ka mobilizuar struktura propagandistike brenda subjekteve politike, mediave të paguara, bizneseve korruptive dhe njerëz të sistemuar në të gjitha dikasteret me nepotizëm dhe ryshfete, kundër Qeverisë së kryesuar nga Albin Kurti.

 

Synim "krucial", i strukturave të sipërcekura që, me gjithë agresivitetin propagandistik, të paralizohet puna e Qeverisë Kurti në luftën e nisur kundër korrupsionit galopant, krimit të organizuar dhe ngecien e zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror të Kosovës.

 

Kjo luftë speciale kundër Qeverisë Kurti, është ideuar në tre drejtime:

1. Në politikën e brendshme!

2. Në politikën e jashtme!

3. Në dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet rajonale!

 

Në politikën e brendshme, përmes shpifjeve e trillimeve të sofistikuara, të fabrikojë skenarë për keqpërdorime dhe frenim të zhvillimit të gjithmbarshëm.

Në fushën diplomatike, z. Albin Kurti, ta stigmatizojë si mospërfillës dhe autoritar, me koncepte ideologjike në raport me shtetet mike të demokracive  evroamerikane dhe, pengues të dialogut për  marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë.

 

Në debatet e porositura televizive dhe portalet "avangardiste" të kësaj propagande histerike, për përcjellësin e vëmendshëm, është lehte e lexueshme afria, koincidenca dhe imitimi i mediave pro qeveritare të Serbisë shoviniste.

 

Rast eklatant ishte, keqinterpretimi i intervistës së kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhënë  në TV Klan Kosova, lidhur me idenë serbe " Ballkani i Hapur"!

 

Njëzëri, mediat pro opozitare kosovare, shtrembëruan prononcimin e z. Abazoviq rreth Idesë "Open Balkan" se gjoja në mënyrë absolute e përkrah këtë ide.

 

Abazoviq, është shprehur për përkrahje të kushtëzuar. Citim:  Mali i Zi, ende nuk ka qëndrim për inisiativën "Open Balkan",  të cilën do ta përkrahte nëse nuk bie në kundërshtim me procesin e Berlinit dhe integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor. Kjo mbetet të shihet.....

 

Kritikat parimore kundër Qeverisë Kurti, janë të mirëseardhura e të pranueshme, por,  shpifjet dhe insinuatat janë veprime të papranueshme, që tejdukshëm dëmtojnë interesat e Kosovës.

Comments