Na ndiqni ne Facebook

NË ÇKA KONSISTON OPOZITA PARLAMENTARE NË KOSOVË?!



Dje, më 19 maj 2022, Parlamenti i Kosovës, zhvilloi seancë parlamentare. Pikë kryesore e rendit të ditës, ishte formimi i Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila u miratua me vota unanime të 68 deputetëve prezentë në sallë, çka është përshëndetur nga opinioni publik kosovar.


Për arsye të ditura, nuk kishte deputetë që do të votonte kundër votimit për formimin e PU-së së FSK-së. Mirëpo, deputetët e PDK-së dhe LDK-së, në veten e tyre, fshehnin një qëllim të pazakontë! Me shpifje të "artikuluara", kontekstualizuan akuza  kundër Qeverisë dhe kryesisht kundër kryeministrit Albin Kurti, pa asnjë sens kritik, provokuan përplasje konfliktuale parlamentare.


Abelard Tahiri dhe Ganimete Musliu (PDK), angazhuan gjithë arsenalin mllefës e nxitje, kundër vendimit të Qeverisë që ka formuar "Fondin e Sigurisë". Ndërkaq Vlora Dumoshi (LDK), gjeti shkas, për ta fyer e ofenduar ministrin e Financave Hekuran Murati, vetëm pse, zonjës Dumoshi, i kërkoi të mos ndërhynte në fjalimet e folësve tjerë, por të dëgjonte, pastaj të merrte fjalën e radhës për replika e kundër replika. Karakteristike! Deputetja Dumoshi, në replikën e saj, paraqitej si një grua e nënpmuar dhe e denigruar nga ministri Murati, e cila qartas fshehej prapa synimit, të nxisë reagime nga koleget deputete.


Ganja, e "ndier e fyer" nga fjalimi i ministrit Murati, apeloi me zë të lartë, për bojkotim të Parlamentit nga gratë deputete dhe e shfrytëzoi edhe një herë rastin ta sulmojë "Fondin e Sigurisë", duke apeluar që të mos paguajnë qytetarët. Kështu Ganja me Abelardin, u ndodhën në konfuzion të plotë, pro e kundër njëri-tjetrit për "FS".


Urojmë që, opozitarët të kthjellen dhe propagandën e mllefin, ta kthejnë në funksion të  opozitarizmi konstruktiv kritik dhe mos të bëhen horë, në sytë e qytetarëve të Kosovës.

Comments