Na ndiqni ne Facebook

OFENSIVË DIPLOMATIKE E PRESIDENTES DHE QEVERISË SË KOSOVËS

 


Opozita kosovare, krejt retorikën propagandistike e ka përqendruar në akuza kundër Qeverisë Kurti, si e paaftë në përballje me zhvillimet e brendshme dhe e injoruar në rrafshin diplomatik sidomos nga ShBA dhe shtete mike të Kosovës!!!!

 

Mirëpo,  vetëm përgjatë javës që po lëmë pas, diplomacia kosovare në arenën ndërkombëtare ka bërë bum si kurrë më parë.

 

Turneu diplomatik i presidentes së Kosovës z. Vjosa Osmanit në Amerikën Latine, Uashington, Lituani....konfirmuan suksese të ndjeshme në angazhimin politik - diplomatik të zonjës presidente.

 

Përkundër që, opozita kosovare, po mundohet të minimizojë rëndësinë e vizitës zyrtare të kryeministrit Albin Kurti në ShBA, vizita e tij dyjavore në Amerikë, po dëshmohet mjaftë e suksesshme. Në takimin e parë z. Kurti siguroi 200 milionë dollarë investime në zhvillimin energjetik të Kosovës. Pastaj, nga ShBA,  pritet të sigurojë përkrahje dhe ndihma ushtarake e policore për FSK-në dhe Policinë e Kosovës dhe sektorë tjerë zhvillimor të vendit tonë. Takimet me zyrtarë të lartë amerikanë, pa dyshim janë të rëndësishëm në sytë e opinionit publik, por, për Kosovën është jetike, nga ShBA të sigurohen ndihma ekonomike - financiare dhe diplomatike, pa bujë  si përcepcion i opozitës.

 

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Donika Gërvalla, zhvilloi vizitë shumë të suksesshme në Izrael, ku nënshkruajti disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Izraelin, me leverdi të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe të infrastrukturën për vendin tonë.

 

Sukses optimal i ministres Gërvalla, është, aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

 

Këto vizita zyrtare, të përfaqësueseve politikë e shtetërorë të Kosovës nëpër botë, forcojnë dhe rrisin pozitën ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Comments