Na ndiqni ne Facebook

POSHTËRIM KOMBËTAR - PARLAMENTI SHQIPTAR HABITË BOTËN DEMOKRATIKE,

 


Në historinë e ekzistencës së shtetit shqiptar, jo rrallë herë Parlamenti i Shqipërisë londineze është dëshmuar si vasalë i verbër i monarkive fqinje antishqiptare, që shumë lirë tregtoi me interesat e Shqipërisë e të kombit tonë, në të gjitha etapat e zhvillimit historik!

 

Mosmiratimin e rezolutës për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Parlamenti shqiptar,  mbulohet me njollën e zezë, si akt paprecedent i pajustifikuar që komprometon keq politikën aktuale shqiptare të Qeverisë dhe Parlamentit të dominuar nga socialistët e Edi Ramës.

 

Oligarkia e ashtuquajtur socialiste e përfaqësuar nga Edi Rama dhe Taulant Balla, turpërisht e rreshtuan Shqipërinë në krah të shovinizmit serbomadh, e të përgjegjësit direkt të gjenocidit serb në Srebrenicë Aleksandër Vuçiqit.

 

Arsyetimi i Ramës e Ballës se, rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë e inicoi kryeoligarku, autokrati djathtist Sali Berisha për qëllime djallëzore, nuk e mbulon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës si vasal i Aleksandër Vuçiqit dhe mirëmbajtës i interesave serbo-ruse në Ballkan, me pasoja shkatërrimtare për kombin shqiptar, posaçërisht goditje kundër shtetësisë së Kosovës.

 

Parlamentarët socialistë të Edi Ramës, nuk e votuan rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë, duke dalur qartas në  mbrojtje të politikës gjenocidale serbe në luftërat në ish Jugosllavi dhe gjenocidit serbomadh në Kosovë, në parandalimin e të cilit, intervenoi ushtarakisht NATO në krye me ShBA-të.

 

Shkaku i mosvotimit të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë në Parlamentin shqiptar, nuk është pse e inicoi Sali Berisha, ortaku  i Edi Ramës për të gjitha të zezat që ia bënë Shqipërisë, por, për shkak që,  Edi Rama i qëndron besnik marrëveshjes sekrete me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës dhe zhdukjen e shtetit të Kosovës nga harta gjeografike.

 

Mediat më prestigjioze dhe diplomatë të demokracive perëndimore, në shkrimet dhe prononcimet e tyre, kanë reaguar me habi e neveri, si është e mundur Parlamenti shqiptar të rrëzojë kaq turpshëm një rezolutë  për gjenocidin në Srebrenicë i njohur nga të gjitha vendet demokratike.

 

Në opinionin shqiptar në Kosovë, Shqipëri e gjithandej... duhet të denoncohen me forcën e argumenteve, klanet politike, mediatike e civile  që veprojnë si dorë e zgjatur ,"kolonë e pestë" në shërbim të sigurtë  të Serbisë,  me kërcënim permanent ndaj shtetndërtimit të Kosovës.

Comments