RTK, Klan Kosova e disa tjera media, vizitën e Ramush Haradinajt e cilësojnë si vizitë zyrtare, pikërisht në të njëjtën kohë kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zhvillon vizitë zyrtare në ShBA.
Meqë një pjesë e mediave
kosovare, vizitën e Haradinajt në ShBA e quajnë zyrtare, atëherë shtrohet
pyetja çka përfaqëson z. Haradinaj atje, përderisa presidentja dhe kryeministri
i Kosovës ndodhen në vizitë zyrtare në Uashington.
Burime të
informuara mirë, konfirmojnë që, Ramush Haradinaj me bashkëshorten, janë ftuar
në një aheng familjar të një miku shqiptar me banim në ShBA, e që do ta
shfrytëzojë për shëtitje e pushime luksoze disaditore në Amerikë. Ai, gjatë
qëndrimit në ShBA, do të takojë gjithandej Amerikës shqiptarë ku do të hanë
dreka e darka "patriotike", por, për t'ia shtuar
"rëndësinë" vizitës, Ramushi, takoi edhe ish diplomatin amerikan z.
Frenk Wiesner, pa dyshim mik i Kosovës, të cilin e dekoroi me medalje të AAK-së.
Z. Ramush
Haradinaj dhe medie të caktuara, shëtitjes ekskursive të Ramushit në Amerikë, mundohen ta paraqesin
si vizitë me karakter zyrtar, duke manipuluar me opinionin publik në Kosovë,
pasi që, zyrtarisht shtetin e përfaqësojnë kompetentët shtetërorë me protokolle
zyrtare.
Karakteristikë e
partive politike opozitare kosovare është që, reitingun e ulët dhe humbjen e
fuqisë elektorale në vend, mundohen ta kompensojnë me vizita në shtetet ku
ndodhet numri i madh i mërgatës sonë.
Tri partitë
parlamentare shqiptare opozitare të Kosovës, e provuan të ringjallin simpatinë
e mërgatës ndaj këtyre subjekteve, me vizitat e liderëve të tyre, por u kthyen
me rezultate minimale.
Mërgata
shqiptare, është e lirë të përcaktohet politikisht, por çështjen dhe dashurinë
ndaj atdheut e ka synim prioritar. Dinë të vlerësojë e gjykojë mënyrën se si më
së miri mund t'i kontribuojë zhvillimit dhe përparimit të atdheut.
Comments