Na ndiqni ne Facebook

KONSEKUENCAT E "BALLKANIT TË HAPUR"



Me 7 qershor 2022, në Ohër mbahet takimi i radhës i ideatorëve " Ballkani i Hapur", Serbi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri.


Në këtë takim, si vëzhgues, pritet të marrë pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ndërsa Kosova dhe Bosnjë Hercegovina kundërshtojnë pjesëmarrjen.


Gjatë një turneje në disa vende të Ballkanit edhe në Prishtinë, përfaqësuesja  e BE-së për Kosovën  Viola von Cramon, në Podgoricë, në mënyrë eksplicite kundërshtoi idenë "Ballkani i Hapur", duke e kualifikuar si të rrezikshëm, për aspiratat e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.


Ftesës së Maqedonisë për pjesëmarrje të Kosovës në takimin e Ohrit, kryeministri Albin Kurti, i dha përgjigje negative. Pra, Kosova nuk do të bëhet palë e iniciativës serbe për "Ballkanin e Hapur", si ide paralelizuese e Procesit të Berlinit, nga e cila, Serbia me diabolizëm, dëshiron të realizojë ëndrrën nacional-shoviniste të hegjemonisë serbomadhe mbi Ballkanin, mbi shqiptarët në veçanti.


Vuçiqi i Serbisë, e ka të kotë shpresën e mbështetjes të Edi Ramës, përderisa vazhdon ta konsiderojë Kosovën krahinë të Serbisë dhe gjithë arsenalin agresiv propagandistik që përdorë kundër shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.


Politika zyrtare e Tiranës dhe një pjesë e opozitës dhe medieve nihiliste të Kosovës, duhet të zprapsen nga politika e inateve dhe të bashkëpunojnë me Qeverinë Kurti, për sigurimin e interesave vitale të shtetit të Kosovës.


Interes ekzistencial i Kosovës, është dhe mbetet forcimi integral i shtetit. Pranimi si palë e barabartë e Kosovës nga ana e Serbisë, në nismat rajonale, me karakter gjithëpërfshirës.


Politika zyrtare e Shqipërisë, e ka për detyrë, t'i shtrojë kushte Serbisë për Kosovën dhe, mos ta tolerojë  kazanin shovinist të Vuçiqit, të veprojë pa penguar kundër Kosovës.




Comments